Të kesh baba Filip Çakulin të vjen gjithë shteti në dasmë

Bledar Lumani

Kemi një arsye që i sjellim sot në gazetë. Ai është çifti më i përfolur në rrjetet sociale këtë fundjavë. Në një bashkëbisedim me “Dita”, Zhani Çakuli dhe Danjela Sina  tregojnë detajet e martesës, historinë e njohjes dhe çfarë ndodhi me prezencën e shumtë të politikanëve në ceremoninë që u zhvillua në “Sheraton Hotel” të dielën mbrëma. Njihuni me ta nëpërmjet kësaj bisede

 

Nga Entela Resuli

Dasma e Zhanit, djalit të drejtuesit të Fiks Fare, Filip Çakulit, ishte një ndër më të përfolurat në rrjetet sociale këtë fundjavë.  Në të mori pjesë pothuajse gjithë qeveria. Aq sa mësohet se në momentin e hapjes së ceremonisë, Filipi ka theksuar me humor se dasma nuk organizohet në kuadrin e arritjeve të 300 ditëve, duke dashur të sqarojë prezencën e madhe të politikanëve në sallë ku ishte, Presidenti i Republikës, kryeprokurori, kryeministri i vendit, kryetari i Parlamentit dhe disa deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Nuk është e kollajtë të kesh baba Filipin!

Foto e shkrepura gjatë dasmës u  bënë objekt debati edhe në Facebook. U fol për një dasmë super të shtrenjtë e me të ftuar që ngjallën reagime për shkak të përplasjeve që kishte pasur babai i dhëndrit gjatë punës së tij. Megjithatë, këto janë kusure për t’u hequr kur je djalë i një personazhi të tillë. Për të njohur më shumë protagonistët e kësaj dasme që bëri zhurmë gjithandej, ne mundëm të kontaktojmë me çiftin, i cili është duke marrë veten pas një lodhjeje dhe kënaqësie që kanë ndier këto ditë, duke u futur në ditët më të bukura të jetës së tyre. Zhani është gëzimi i parë i çiftit Çakuli, por ai ka edhe një vëlla, Orestin. Kuriozitet se ku u njohën dhe u puq një inxhinier informatike me mësuesen e baletit. Dhëndri tregon se “Me nusen jemi njohur në ditëlindjen e Paolës, gocës së kumbarit tonë të dasmës, Artan Dini”. Nusja, Danjela Sina, punon si mësuese në WAT (shkollë amerikane në Tiranë) dhe  është vajzë e një familjeje të vjetër tiranase. Duke respektuar traditën e familjes së saj, edhe dasma e organizuar nga prindërit ka qenë tipike tironse.

Zhani është 33 vjeç, dhe punon te NJMLF, drejtor i Teknologjisë dhe Informacionit.  Ndërsa Danjela është 22 vjeç. Ajo ka përfunduar këtë vit  studimet për koreografi baleti. Për njohjen e tyre,  të dy thonë njëzëri se ka qenë dashuri me shikim të parë.

 

Si ndiheni pas dasmës?

Zhani: Të qetë, kemi pasur një muaj shumë të ngarkuar të dy me përgatitjet e dasmave në familjet tona, festa beqarie, pagëzimi i Danjelës, fotot etj. Duke shtuar këtu edhe stresin se si do të dalin, të gjitha këto bëjnë të vetën. Por jemi shumë të kënaqur, pasi çdo gjë përfundoi ashtu  siç e kishim planifikuar.

Danjiela, ju futeni te vajzat që e kishit ëndërruar fustanin e bardhë?

Danjela: Mendoj që si çdo vajzë, sigurisht që e kam ëndërruar fustanin e bardhë dhe jam e lumtur që gjeta atë që kisha imagjinuar. U ndjeva mirë.

Është e lodhshme të përgatitesh për t’u bërë nuse?

Danjela: E vështirë ishte, por më pëlqeu :). Ishte goxha e lodhshme pasi krahas punëve që kemi, jemi marrë dhe me shumicën e detajeve të organizimeve.

Momenti i martesës të dërgon në një tjetër stad të jetës, e ndieni veten të përgatitur?

Zhani: Po, të dy e ndiejmë veten të përgatitur për një përkushtim të tillë. Duhemi shumë dhe nuk u trembemi sfidave të jetës bashkëshortore.

Teksa e kujtoni momentin e parë kur jeni takuar me njëri-tjetrin, ishte një dashuri me shikim të parë apo kjo gjë u konsolidua gjatë rrugës?

Danjela: Mund të themi që ishte dashuri me shikim të parë dhe këtë gjë e vërtetoi edhe koha.

Na treguat pak më parë se sebepi që ju të dy të njiheshit ishte një ditëlindje. Çfarë merite ka Paola në lidhjen tuaj?

Zhani: Njohja jonë ndodhi pikërisht në ditëlindjen e Paolës, pastaj Paolën e kemi edhe kumbare të martesës tonë. Padyshim që ajo i ka gjitha meritat për njohjen tonë.

Zhani, dasma juaj dashje pa dashje u kthye një nga më të famshmet në këtë fundjavë, ju pëlqen ky fakt apo këto janë kusuret e të pasurit baba Filipin?

Zhani: Më pëlqen ky fakt, pasi edhe dasma doli ashtu siç e kishim planifikuar, një çerdhe zogjsh ku të gjithë të ftuarit kaluan një mbrëmje të paharrueshme duke e shumëfishuar edhe gëzimin tonë.

Të bësh një dasmë ku marrin pjesë personat me influentë në politikën shqiptare, çfarë do të thotë për ju?

Zhani: Për neve ishin miq të familjes që erdhën për të gëzuar me neve në ditën më të bukur të jetës tonë.

Keni ndonjë person peng që duhet të ishte në dasmën tuaj, por për një arsye apo një tjetër nuk mundi të ishte prezent?

Jo, megjithëse janë ditë të ngarkuara për këdo pasi planifikojnë pushimet, të gjithë të ftuarit tanë erdhën në këtë gëzim familjar.

Zhani, si janë marrëdhëniet me babanë tuaj, ka qenë Filipi një baba i mirë për ju?

Mund të them që me Filipin më shumë kam marrëdhënie si shok sesa si baba. Unë jam larguar nga familja në moshë të vogël. 18 vjeç. Kreva studimet për informatikë në Greqi dhe kur erdha jetoja në apartament veç familjes. Nuk       takohemi shpesh gjatë javës, pasi të dy jemi të angazhuar me punë, por flasim shpesh dhe flasim si shokë.

Sa ka ndikuar ai në zgjedhjet tuaja në jetë?

Si një shok i mirë, më ka këshilluar dhe më është gjendur gjithnjë pranë.

Mendoni se së shpejti do të bëheni prindër, apo është ende herët ta themi këtë?

Po. E kemi menduar dhe do të na gëzonte 🙂

Njohja

Paola, “sebepi” i lidhjes

Paola është vajza e një prej biznesmenëve më të njohur në Tiranë, mikut të Filipit, Artan Dini. Zhani dhe Danjela janë njohur në ditëlindjen e Paolës, ku ishin ftuar, ai si djali i mikut të Artanit dhe ajo si mësuese e Paolës. Paola është edhe nunesha e Danielës, sepse e ka pagëzuar atë bashkë më vëllanë e saj.

Share This Article
21 Comments
  • Nuk besoj se shkon gjithe shteti e pushteti ne dasmen e Cakulit, prej baba Filipit, sigurisht. Ja une them se Kryeparlamentari Meta nuk do ta shohe me sy Filipin p.sh, prej asaj videos me Priftin qe dha Fiks-Fare e qe u be aq buje, per te cilen Meta tha se ishte manipuluar prej shefit te Fiksit, Filip. Dhe Meta ka inat derri e nuk fal kollaj si kok derr qe eshte.

    • Dikur ne SARANDE ka qene nje idjot me kete mbiemer dhe ka qene trajner i butrintit te dikurshem edi cthonin njerzit ky eshte budalla qe ne gen/po FILIPI nga ky fis eshte besoj?E i bie qe gjithe budallenjet te vin ne dasem se shtetaret e sotem ish femijet e puntoreva jan sic eshte dhe ky fare zoti FILIP

    • Meta nuk eshte burre por eshte k…..Pse ishte ne dasem?Ka frike se mos i nxjerr Filipi videot e tjera te tij dhe Monikes.Po behu burre se me keq se cte beri Filipi nuk ka cte te beje.U degjenerove ne sy te gjithe botes dhe shkon i servilosesh ne dasem

  • Te kesh baba Filip Hekulin dhe shoke Ed Ramen i thuaj sheikut me te fuqishem arab hik pjerdhu……ndersa Berishoviqi mban Fahri Balliun, cdo qeveri qe vjen ka median personale per te kurdisur rrenat e pushtetareve.

  • Gjithnjë në serialin: “Jemi vendi më i çmendur në botë”, sot kemi dasmën e “djalit të regjizorit të një programi të një televizioni privat” (what?).
    I panjohur për shumicën, por jo për gazetat e 300 ditëshit që kanë 1 javë që po na mërzisin më shumë se shiu me djalin e Çakullit.
    Në dasëm ishte, Presidenti i Republikës, kryeprokurori, kryeministri i vendit, kryetari i Parlamentit dhe disa deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
    Ishte edhe Ilir Meta, nuk e di nëse u shpjegova.

  • po Ban Ki Hena pse mungoi?Do kete ndonje gje me OKB-ne Philipi?Pse nuk duruat dhe ca dite qe te ishte prezent dhe Papa i Romes?

  • Te trashegohen keta dy te rinjte dhe gjithe te tjeret mbas tyre. Po nuk kuptova pse gazeta Dita duhej ti kushtonte vemendje ketyre! Apo prej Filipit qe Fiksin e ka per te vene gjoba si gjykatsit gjykaten?! Na mbyten VIPaaaaaaaaaat e vetshpallur. Shoqeri e coroditur.

  • Spiun si i ati duhet te jete edhe ky. Filipi shume i pabese. Nuk thone kot: Kur ti japesh doren grekut shiko sa gishta te kane ngelur. Pastaj skeni me ca te mbushni gazeten, lajm kot.

    • Eh,moj Entela,i njejti Filip qe njoh.Ishin vitet e “bollekut” socialist dhe Filipi ishte ne Peshkopi,atashuar si gazetar i gazetes “Bashkimi”.Edhe atehere Filipi ishte hokatar i madh.Shpesh vinin ne Diber te medhjente e Byrose ose te Kryeministrise dhe e therrisnin Filipin qe t.ju tregonte qyfyre.Edhe sot e njejta gje:e therresin e therret te rinjte e regjimit te ri.

  • Ilir Meta me ate video fitoi 17 deputete,gjysmen e qeverise dhe 3/4 e drejtorive ne rrethe.Pse te mos vente.?Kam bindjen qe Ylli Pango nuk ka shkuar ne dasem.

  • te kesh baba filipin do te thote se do paguash edhe mekatet e tij, por s’kuptoj se si kjo Dita i jep kaq rendesi, kur ka plot lajme te tjera

  • Po martojme…ZHANIN,
    feston …Shqiperia,
    nder treqind dasmoret,
    gjithe …QEVERIA !!!

    Rrofsh o … FILIP qe na mblodhe,
    rrosh o ZHANI, na gezove !!!

  • Ky Filipi eshte ai i Maqedonise apo ai i Spanjes.
    Popull i vogel e injorant.
    I pazhvilluar.
    Merret me djaline nje Filipi qe kujt i plasi se kush eshte.
    Qe ta kishit bere me interesant lajmin ta kishit nxjerre kete Filipin sexy me recipeta dhe me tanga.

  • pyetja ime eshte PSE Shkuan keta te gjithe ne dasem???? e kuptoj Ramen dhe Meten se ashtu jane ca pune te shkuara…Po keta te tjeret? WTF?

  • Ketij Filipit si i therrasin shkurt “LIPI” apo “LIPE”.Pastaj po ne c’na plasi se martohet apo jo pjella e ketij???

  • Kaq shume miq paske bere o Filip ? Thone, pak per mall e shume per lume.
    Shtrohet pyetja:”Ne nje feste familjare kaq shume te ftuar apo ” miq” jane vertet apo
    i ke nga TCH?

  • Domosdo se eshte kryetari i bandes qe eshte i mbarsur me terror e shpif terror.Te japi njehere llogari per vajzen e vlores qe e vrane shkaktar FILIPI me fiksin e felliqur pasoja vdiq nje vajze.Pra ky eshta babai i femijeve qe ka lyer duart me gjak me veprimet e mosveprimet e tija personalisht karaste te tjera si ai qe piu vere etj.Filip je lok e kembe i bastardizuar turp per emrin e lasht qe ke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *