Kreu i ish të përndjekurve Patrioti, tenton vetëvrasjen në gjykatë

editor

Asllan Patrioti kryetari i Shoqatës së ish të Përndjekurve ka tentuar të vetëvritet sot duke pirë një sasi të konsiderueshme ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur gjatë momentit të dhënies së vendimit “arrest me burg”  në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, mbi akuzat për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Burimet policore kanë bërë të ditur se Patrioti është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Gjykata e Durrësit ka dhënë për të masën “Arrest me burg”, duke vendosur që pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore të dërgohet në burgun e Tiranës.

Hetimet e kryera kanë zbuluar se Patrioti pajiste me dokumente ish të përndjekurit për tu larguar drejt SHBA-së dhe Kanada-së. Gjatë arrestimit të tij u gjetën dokumente të 80 shtetasve, prej të cilëve dyshohet se ai përfitonte 3 deri në 8 mijë euro, ndërkohë që ndër akuzat e renditura është edhe ajo e përfitimit të strehimit , procedura të cilat u kushtonin qytetarëve rnga 2 deri në 5 mijë euro./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *