Virusi vdekjeprurës “Ebola” vazhdon të shënojë viktima të tjera. I shfaqur në fillim në Guinea gjatë shkurtit të këtij viti, ai po përhapet me shpejtësi në të gjithë Afrikën Perëndimore.
Shqetësimi është shtuar më tepër ditët e fundit kur frika e përhapjes, si pasojë e udhëtimeve të njerëzve, sidomos fluturimeve ajrore, ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore në të gjithë botën. Dyshimet lidhen me një individ nisur nga Nigeria, i cili mendohet se mbarti virusin. Fakti që egziston mundësia që ai të ketë ndërruar edhe 2 avionë shton akoma më shumë ankthin tek specialistët infeksionistë. Deri më tani është mundur të gjendjet një emër, Patrick Sawyer, i cili u lejua të hipte në një fluturim “ASKY Airlines” në Liberi, ku Ebola është i përhapur, pavarësisht nga të vjellat dhe diareja, ndërkohë që motra e tij kishte ndërruar jetë pikërisht nga ky virus. Edhe ai tashmë nuk jeton më dhe ky fakt tremb mjekët, pasi mund të ketë shkaktuar përhapje të sëmundjes vrasëse tek pasagjerët e tjerë ne bord.
Mjekët infeksionistë kanë dhënë ndërkohë edhe disa këshilla për të bërë të mundur kështu dallimin e simptomave të para që shfaq virusi. Sipas tyre flitet për të vjella, diarre, ethe, dobësi, dhimbje koke dhe dhimbje të fytit, shoqëruar gjithashtu me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Virusi që përhapet nëpërmjet kontaktit njeri-njeri dhe nuk ka shërim. Që nga muaji shkurt, më shumë se 660 persona kanë humbur jeten nga virusi Ebola në Afrikën Perëndimore./A.V
