Lajme jo të mira për kombëtaren shqiptare dhe për Paderbornin. Alban Meha është dëmtuar në stërvitje, gjatë grumbullimit të ekipit në Austri duke lënë përgjysmë seancën. Sipas mjekëve të klubit gjerman, që këtë vit siguroi ngjitjen në Bundesligë falë dhe golave të lojtarit shqiptar, mesfushori ka dëmtuar meniskun e këmbës së djathtë. Mjekët janë shprehur se lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme por për momentin është herët për të thënë sesa do të jetë kohëzgjatja e riaftësimit të tij.
Gjithsesi stafi mjekësor ka deklaruar se nëse dëmtimi është më i rëndë seç ata parashikojnë lojtari ndoshta mund t’i nënshtrohet dhe një operacioni. Nëse kjo do të ndodhte atëherë Meha mundi t’i thotë lamtumirë dy ndeshjeve të para të kombëtares shqiptare në eliminatoret e Euro 2016, në të kundërt futbollisti mund të jetë i gatshëm që për ndeshjen me Portugalinë.
