Oponenca e Ndokës për reformën territoriale: Mos e votoni se po e votuat do pendoheni

anazapta

Nard Ndoka është sot i vetmi deputet i PD i pranishëm në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Ndoka, i cili përkundër bojkotit të ditëve të fundit të demokratëve, ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e komisioneve parlamentare, akuzoi maxhorancën se po tenton të kalojë me forcën e kartonëve reformën territoriale.

“Po tentoni të kaloni dhunshëm me votat tuaja një pr/ligj kaq shumë të diskutuar për ndarjen territoriale. Për këtë çorbë që keni gatuar, ju bëj thirrje ju zoti Rama që keni gatuar dhe ju zoti Meta që keni mundësi ta ndaloni. Po të ishit këtu poshtë nuk do ta votonit, por aty lart parimi nuk ka më vlerë, mos e votoni se po e votuat do pendoheni”, tha Ndoka.

 

Share This Article
15 Comments
  • Ky eshte nje nga deputetet me injorant te ketij vendi.Si nuk ka turp kur shkon nga nje krah ne tjetrin per nje cope karrige dhe,sot i shtyre nga 2 B futet e flet budallalleqe ne kuvend dhe Rama nuk tha asnje fjale per te,se po te ishte Saliu do ta bente rrezil per ato qe foli si mjeran.!

  • Thone se kur nje njeri flet pak , o eshte shume i mençur ose do qe mos ta kuptojne sesa koqe kandari eshte . Z.Ndoka , fol sa me pak qe mos ta kuptojne te tjeret sesa koqe kandari je .

  • Nuk duhet kaluar pa vemendje fjala e dr.efendem ruralino-Nardit sepse ka gjithe mbeshtetetjen e mendjes se madherishme qe rri prapa gardhit nepermjet peshperimat e Salari shpellaritt dhe Lulashit, qe thone se komuna qe eshte bashki,duhet ndare si koncept/term administrativ nga nje ne dy.Kete vulgaritet qe leshon ere marrezi e mbrojne edhe te tjere, qe kane rrojtur me idhujtari,ne sherbim te pushtetit nga rinia ne pleqeri.E tille esht apologjia e analistit-opinjonist-statist-Tanit,disa ore ish-kandidat per president i Albanistanit, i arratisur prej kontrabandes se arrave,i mallkuar dhe i amnistuar nga sulltan Salari shpellar rrumpalla sepse rrojne ne simbioze me njeri-tjetrin, duke u ushqyer me qelbin e pushtetit qe u rrjedh nga plaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *