Policia e Krujës zbuloi dje 17 parcela të mbjella me bimë narkotike në fshatrat Bruz Zall, Mafsheq dhe Cudhi. Numri total i bimëve të kultivuara në këto parcela dhe asgjësuara me djegije shkon në 1422 rrënjë. Konkretisht në fshatin Bruz Zall u evidentuan 6 parcela, në fshatin Mafsheq 8 të tilla dhe në fshatin Cudhi 3 parcela. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për identifikimin e porsinave që kanë ndërmarrë kultivimin e këtyre parcelave me bimë narkotike. Ndërkohë që kontrollet në këtë zonë do të vijojnë.
