Pike: S’jam më mes më të mirëve në botë

anazapta

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka bërë një deklaratë të çuditshme në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i katalanasve në Angli për fazën përgatitore, duke thënë se nuk është më një prej mbrojtësve më të mirë në botë. E ardhmja- “Stërvitja këtu është shumë dinamike dhe më e gjatë se sa ne ishim mësuar. Sezoni është i gjatë dhe ne do të përballemi me sfidat e reja në mënyrën më të mirë të mundshme.” Rivaliteti- “Sa herë që nuk arrin të fitosh tituj, sezoni është i dështuar. Ne i shkuam afër, por nuk ia dolëm mbanë. Ne kemi gjithçka na duhet për të bërë një sezon shumë të mirë. E gjitha do të nisë nga kjo fazë përgatitore që po zhvillojmë aktualisht.” Matjë- “Zheremi është duke u adoptuar shumë mirë. Aftësitë e tij teknike të gjithë i dinë, ndërkohë që edhe me taktikat e reja është duke u përshtatur shumë shpejt. Ishte pikërisht eksperienca e tij në La Liga që e solli të luajë për Barcelonën.” Ditët e lira- “Ditët e lira i kalojmë të gjithë së bashku, zhvillojmë turne bilardoje. Në këtë mënyrë njihemi edhe më mirë me njëri-tjetrin. Cili e fitoi kampionatin e bilardos? Unë (qesh).” Profili i afrimeve të reja- “Matjë nga natyra që ka, mund të bëjë shumë mirë këtu. Është i shpejt, i madh, i fuqishëm, i gjatë. Ka një profil shumë të mirë.”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *