Dorëhiqet Ilirian Celibashi, zëvendësohet nga Ermonela Felaj

anazapta

Dorëhiqet ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë, Edi Rama, njoftoi për largimin e Celibashit nga qeveria dhe zëvendësimin e tij në detyrë nga deputetja Ermonela Felaj.

Rama tha se vendimi për t’u dorëhequr nga posti i ministrit ishte një vendim personal i Celibashit. Kryeministri ka falënderuar Celibashin për përkushtimin dhe integritetin e lartë profesional dhe moral për të përballuar këtë detyrë në një funksion të krijuar rishtas në qeverinë e re.

“Vendimi ka motive tërësisht personale uroj që të jetë vendimi i i duhur dhe koha në dispozicion pas lënies së detyrës të jetë më e plotë, të plotësojë angazhimet e tij familjare dhe personale me shpresën e bindjen se ai mbetet pjesë e familjes tonë” tha Rama.

 

Celibashi: Mirënjohje Ramës, privilegj që përfaqësova PS-në

Ndërsa vetë Celibashi u shpreh se vendimi ka ardhur për arsye familjare dhe falënderoi kryeministrin Rama për vlerësimin dhe besimin tek kapacitetet e tij profesionale.

“Ka qenë një periudhë mjaft mbresëlënëse për mua kjo periudhë 300-ditore. Arsyet janë tërësisht personale. Arsyet, motive dhe interesi gjithashtu. Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj askënd, pasi si qytetar i kësaj republike, nuk do t’ia lejoja vetes që këtë vendim ta merrja në një moment tjetër duke pasur parasysh atë që kjo qeveri ka arritur në 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për kryeministrin Rama dhe PS-në për vlerësimin që u bënë kapaciteteve të mia profesionale, por edhe si njeri. Ka qenë privilegj për mua të përfaqësoja Partinë Socialiste. Kjo vendimmarrje e imja nuk ka vënë aspak në dyshim, besimin dhe bindjen time të kahershme tek Edi Rama për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai ka marrë”, tha Celibashi.

Share This Article
10 Comments
  • 23 vjete politaika shqipetare eshte e para dorheqje,bravo Celibashi, shpresojme mos eshte ndonje skenar,gjithsesi meriton respekt.

    • hahahahaha Po ca shembullor eshte ky mor aman !

      Ky eshte nje mumje egjypti qe eshte atje vetem per iventor —Kete e ngriti Edi dhe e beri depudet , kur ne fakt ky nuk kishte asnje lloj merite per gjate gjithe kohes qe PS-ja ishte ne opozite …

      Ky eshte tipiku i njeriut qe nuk duhet te zgjidhet ne politike se te mer ne qafe me gojen e tij qe e mban te mbyllur gjate gjithe kohes ……

      Ne politike zgjidhesh per te folur , jo per te heshtur …..

      Zgjedhja e Celibashit ne politke ishte nje handikap i PS-se, por qe nuk bije ne sy se ne PS
      sepse nga ky handikap vuan e gjithe PS-ja , per shkak te njerezve qe ka katapultuar Eudshka ne krye te PS-se dhe te qeverise …

      Zgjidhni ne krye njerez oratore dhe kurajoze dhe qe dijne te flasin e te bejne nje analize ,, a nje sinteze , Nje deduksion a nje induksion ne te arsyetuar, Jo t e jene dudume dhe impotente ne te folur , se po merni ne qafe Shqiperine por edhe veten tuaj

      • Rajmond plot ka pas Shqiperia politikane oratore per analiza, sinteza, induksione, deduksione dhe ja pame hajrin shume 🙁

        Ky eshte shembull i shkelqyer evropian. Bravo Celibashit!

        • mos harroni se eshte edhe kunati i fatmir gerdecarit mediut dhe zgjedhja e tij ne kabinetin qeveritar ishte goditja e pare qe rama i dha zbardhjes se tragjedise se gerdecit.

      • o Rajmonda…po duhet me qene orator si ty, qe e zgjidh cdo gje me sherr, te gjithe te njohin dhe aty ku punon, sa te kane bere dalje! sa per Celibashin nuk kam njohje personale,por aq sa e kemi pare eshte figura me e paster ne te gjithe politiken shqiptare tamam modeli i nje diplomati!!!

  • Z.Celibashi eshte njeri me kulture,i urt,goje embel,nuk ka pergojuar njeri,etj,ane poztive.Nuk e besoja nje gje te tille.Por,si kunati i F.Mediut,ky i fundit nuk mund ti pranonte kahjet pozitive te qeverise se majte,ndofta eshte propozimi i tij.Edhe Z.FELAJ eshte juriste dhe grua me kurajo dhe do plotesoi radhet e femrave ne qeverin,me njerz te rinje,te papergojuar.Ju lumt Z.RAMA

  • Iku dhe kunati Fatmir Gerdecit, Celibashit mos ia qani hallin se punon prej 7 vjetesh drejtor juridik te Fane Hasanblelliu me 10 mije dollare rroga mujore

  • Persa i perket nivelit profesional nuk e ve ne dyshim qe e ka te mire. Por mos te harrojme se nuk jemi ne vitin 1945 kur nuk kishim kuadro. Sot si Celibashi kemi juriste me mijera dhe pa pune. Kur Rama e vuri ne listen e deputeteve te Qarkut te fierit nuk u ndjeva mire sepse mendoja qw qeveria e majte do merrej edhe me Gerdecin. Mirepo ky eshte kunati i fatmir mediut?!!!!Tjeter e çfare kontributesh kishte ne PS?! Pse ka para? Ketu ia kam friken PS-se. Po me duket nje PD e “majte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *