NJË BISEDË QË RRËFEN SI FULLANI THEU MARRËVESHJEN ME PROKURORINË
Nga Habjon Hasani
Shikojeni me vëmendje njoftimin e Bankës së Shqipërisë (në fund të shkrimit). Është i datës 23 Korrik, ditë e mërkurë. Në këto tre rreshta, Banka i dha jehonë lajmit se kishte kallëzuar në prokurori dy punonjës të saj pasi i kishte gjetur përgjegjës për vjedhjen e Magazinës së Vlerës. Njoftimi specifikon se kallëzimi në prokurori ishte dorëzuar dy ditë para daljes së këtij njoftimi, më datë 21 Korrik, ditë e hënë. Pra Banka, ka dorëzuar kallëzimin për dy punonjësit e saj të hënën dhe të mërkurën ka vendosur të njoftojë publikun për këtë kallëzim. Po çne dy ditë me vonesë? Pse jo që të hënën kur u bë dhe kallëzimi?
Në përpjekje për të kuptuar këtë hendek prej 48 orësh mes kallëzimit dhe njoftimit, DITA zbuloi një fakt tepër interesant…Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë me publikimin e këtij njoftimi ka dekonspiruar hetimet. Një zyrtar i rëndësishëm shtetëror, e konfirmoi dje këtë fakt. Ndërsa për mënyrën si ndodhi dekonspirimi, po e paraqesim bisedën dhe situatën fjalë për fjalë siç zyrtari e përshkroi:
DITA: Banka bëri njoftimin të mërkurën, por kallëzimi ishte bërë që të hënën. Çne u bë publik pas 48 orësh?
Zyrtari: Nuk e di ta them as sot pse e kanë bërë atë gjë. Ishte vendosur krejt ndryshe.
DITA: Si ishte vendosur?
Zyrtari: Fullani ka dërguar materialin kallëzues të hënën në Prokurorinë e Tiranës. Të parin ka vënë në dijeni ministrin (Shkëlqim Canin) për këtë kallëzim. Më pas mes ministrit, Fullanit dhe disa drejtuesve në Prokurori, u ra dakord që askush të mos fliste për këtë çështje dhe hetimi të bëhej në konspiracion të plotë.
DITA: Edhe Fullani ra dakord për ruajtjen e konspiracionit hetimor?
Zyrtari: Ai patjetër, i pari fare. Normal.
DITA: Ti vetë kishe dijeni që të hënën për këtë kallëzim?
Zyrtari: Po po, që të hënën, jo vetëm për kallëzimin por dhe për direktivën e veçantë që çdo veprim hetimor duhej të bëhej sa më profesionalisht dhe pa bujë dhe të tria palët duhet të prisnin në heshtje hetimin.
DITA: Po si guxoi ai ta bënte publike?
Zyrtari: S’e di vallahi, u habitëm të gjithë dhe në ministri dhe në prokurori. Kur e pamë me titra në televizione, s’po u besonim syve.
DITA: Po si shpjegohet?
Zyrtari: Po ça të them unë….
Këtu biseda me zyrtarin përfundon. Por biseda është më se e mjaftueshme për të kuptuar se Guvernatori Fullani, ka thyer një marrëveshje të arritur me dy institucione për hetimin e kësaj çështjeje. Ai pra…Guvernatori që deklaronte se “nuk mund të fliste për shkak të sekretit shtetëror”, në fakt rezulton se i ka dhënë dërrmën një marrëveshjeje me Prokurorinë dhe Ministrinë e Financave për ruajtjen e sekretit hetimor mbi këtë çështje.
Ky njoftim i beftë i bërë nga Fullani dhe Banka e Shqipërisë, ngre shumë pikëpyetje. Çfarë nguti kishte Guvernatori? Pse i duhej ta thyente marrëveshjen që kishte bërë prej 48 orësh? E detyroi njeri? Çfarë leverdie mund t’i vinte Guvernatorit nga thyerja e kësaj marrëveshjeje?
Në këtë moment askush nuk mund të thotë me siguri rrethanat që e bindën, apo e imponuan Guvernatorin që të bënte publike një çështje për të cilën, diku tjetër, kishte marrë zotimin institucional se nuk do e bënte publike. Por është e qartë se ky vendim i Fullanit ka sjellë dy pasoja:
1. Humbjen e avantazhit të befasisë në hetime. Hetimet në çështje të tilla shpesh kryhen dhe me metoda speciale. Për shembull, Bitraj mund të ishte mbajtur nën mbikëqyrje telefonike ose ambientale. Por jo vetëm ai, edhe të tjerë pranë tij, kolegë të afërm etj. Me bërjen e çështjes publike, të gjithë mësuan se “muhabeti kishte plasur” dhe me siguri që në vijim do tregohen të kujdesshëm, e dinë se dikush po heton mbi këtë çështje.
2. Injektimi i imazhit publik se ishte vetë Banka që kapi hajdutin. Shikoni me vëmendje argumentin kryesor që ka përmendur Banka si institucion por dhe vetë Guvernatori në qëndrimet publike mbi këtë çështje. Ata theksojnë me forcë gjithmonë faktin se “falë punës së Auditit të Bankës u arrit zbulimi i kësaj vjedhjeje”. Pra institucioni dhe Guvernatori që ka dekonspiruar hetimin tërësor dhe profesional si dhe marrëveshjen për sekretim me Prokurorinë dhe Ministrinë e Financave, në publik lavdëron veten se ishte ky institucion që zbuloi “keqbërësit e brendshëm”.
Kësaj here nuk ka nevojë për Audit, rezultati del vetë.


Me Fullanin ka dy alternativa, e nje te trete:
1-Ne burg
2-Te dorehiqet e te hetohet e gjitha veprimtaria e tij si guvernator
3-Alternativa e trete nuk funksionon pasi Ilir Meta, Lulzim Basha e te tjeret nuk do e lejojne pasi groposin veten. Per rrjedhoje, Fullani do te mbetet aty ku eshte.
edi rama mos fli gjume se big brother (populli rilindas) po te vezhgon. Kerko doreheqjen e fullan hajdutit sa nuk eshte vone.
O dita mos u beni kaq konspirativ. Eshte e thjeshte, pas kallzimit diten e hene, diten ne vijim pra te marten nje nga gazetat e perditshme ka nxjerre nje lajm te vaket dhe menjehere e ka hequr nga portali online. pra dikush ka dekonspiruar lajmin dhe Fullani eshte detyruar te merkuren te beje deklaraten publike. Pastaj ku ka gje qe mbahet e fshete ne shqiperi nese ate e di me shume se nje person.
O edo me pelqeve ne pergjigjen qe i dhe dules ne parlament .por ne ke te rast ske ca te besh se likja ti shtryth k..”
Pas arrestimit dhe konfiskimit te pasurive te bankjerit Shurrani…..ti lubrifikohet suma ne menyre qe mos te na lendohet ndonje i burgosur gjat operacionit.
Cfare i ben LIKJA?e ke gabim plako.tani EDUA ka plot leke gjithe ato qe vodhen pastrueset specialistet e bankes ne menyre filantropike ja dhuruan FULHANIT e ky me nje xhest teper xhentil tha,ZOTI MARIAN GJERMENI merni te lutem ne dorezim keto leke qe na dhuruan e jepja EDOS si shperblim per ket organizim te bukur te vjeddjes ku ne te dy do dalim te paster .Une fal mikes se tim shoqe LINA RAMES e ti fale gruas tende te sukseshme ne drejtimin e ministris por kujdes qe te duket si pune e paster MARIANO,
Ne 1998 kur shpellari doli e bertiti se kane vjedhur thesarin ja futi paq Nanos (sic deshi te bente me tregetin e droges me avion por qe i plasi ne dore) donte te bente edhe me kete vjedhie.
Kur e pane qe u zbuluan shpellari urdheroj ta bej publike e duke bere koka turku.Kjo vjedhie nuk eshte kaq e thjeshte sa duan ta paraqesin.
Prokuroria te marr te pandehur Fullhanin pasi per mendimin tim ai eshte strumullari i gjithe kwsaj grabitjeje.
Mali !
PO . Fullani e me radhe te merren te pandehur dhe ministra , po pse cfar presim , nuk behemi shtet keshtu , pse ci gjeti njerzit e tjere qe nuk jan ne pune shteti – te ikin se e kan me lehte te flasin se provat kan avulluar sa kohe jan aty hajdutet …..
Absolutisht qe Fullani e ka dirigjuar kete vjedhje
Vjedhjen nuk e zbuloi Auditi i famshem,qe kishte 4 vjet,qe flinte,por vete Bitraj.Sapo mori vesh qe do te zhvillohej auditi,deklaroi vjedhjen.Audit-oret nuk hapen asnje arke,nuk regjistruan asnje bilanc,nuk kishin filluar nxemjen,.Te gjitha i vetespiunoi Bitraj.Ishte nje keshtjelle,qe u dorezua,sapo u duken ne horizont Audit-oret e Fullanit.
Po Fullani vete e ka bere kete skenar filmi.
DHE FOSHNJA NE BARK TE NENES E DI QE FULLHANI ESHT HAJDUT PO ME VJEN KEQ PER EDIN MOS TA BEJ POPULLIN PER BUDALLA
Artan Hoxha tha ne tv qe leket kan dal me blind…hajdut te ndyre.
Kryeministri duhet te kerkoje shkarkimin dhe ndjekjen penale te Fullanit si dhe te kerkoje reformimin e institucionit te bankes per te asgjesuar fenomenin e parzitizmit dhe nepotizmit ne banken qendrore