SMS në DITA
Në 0689073730
Ditë e dashur, ç’na ka gjetur
Si s’patëm një herë fat
Të kishim dhe neve shtet
Shpirti të na bjerë rehat.
Kemi patur veç pushtet
Dhe ai ishte privat
Atij që do bëhej mbret
Rrethuar nga renegatë.
Pushteti që u formua
Me armiq e tradhtarë
Njëzetë vite u forcua
Nga kriminel’ e kusarë.
U përsërit historia
Që kur vodhi mbreti i parë
I dyti dhe shpurë e tija
Bënë vjedhje të paparë.
Sala me larot e tija
Nuk e ka për herë të parë
Kujt ju dha mundësia
Kanë vjedhë e kanë vrarë.
Opozitë moj memece
Si nuk na the asnjë fjalë
Po t’i kishte ndodhur Ramës
Do e kishit pjekur të gjallë.
Mbyllni sqepat o kusarë, të paktën mos trilloni! Përshëndetje lexues! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
