Katër të rinj për Shpresën

anazapta

Ekipi kombëtar U-21, bëhet gati për ndeshjen miqësore kundër Katarit, që do të zhvillohet më datë 6 gusht, në Dandy United Stadium, në orën 15.30. Për këtë takim, përveç lojtarëve të tjerë, në përbërje të listës janë edhe katër lojtarë që thirren për herë të parë në ekipin kombëtar U-21. Ata janë, Leart Pacarada i SV Sandhausen (Gjermani), Dreni Hoxha i Shalke 04 (Gjermani), Valmir Sulejmani i Hannover 96 (Gjermani) dhe Mërgim Vojvoda i Standard De Liege (Belgjikë). Këta lojtarë të talentuar janë thirrur nga stafi i ekipit U -21 për shkak të paraqitjes së mirë, që kanë patur me klubet e tyre. Një mundësi e mirë për këtë është ndeshja kundër Katarit. Sipas trajnerit Skënder Gega, ata janë evidentuar si talente dhe mund ti shërbejnë ekipit U-21 në edicionin e ardhshëm. “Janë të katërt lojtarë të talentuar, të cilët janë në planet tona për edicionin e ardhshëm. Për ta, pas kësaj ndeshjeje do të nisim procedurat për pajisjen me pasaportë”- konfirmon trajneri, Skënder Gega. U-19 – Ekipi kombëtar U-19, do të marrë pjesë në Turneun Miqësor Ndërkombëtar, që do të zhvillohet në javën e dytë gushtit, në Austri. Sipas Drejtorit të Ekipeve Kombëtare, në Federatën Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi, ky është një turne shumë i rëndësishëm, për të parë gjendjen e futbollistëve përpara se të nisë edicioni eliminator i Kampionatit Europian. “E vlerësojmë këtë Turne si një mundësi të mirë apo si një provë gjenerale, përpara edicionit eliminator që kombëtarja shqiptare, do të zhvillojë”- u shpreh ai. Shqipëria U-19, do të luajë kundër Kombëtares së Kroacisë më 5 gusht në orën 11.00. Ndërsa ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër ekipit të Azerbajxhanit, tre ditë më pas, në  8 gusht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *