Rama për Zahon: Ai është shumë  king

anazapta

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar publikisht bashkëshorten e tij Linda për sjelljen në jetë të djalit të tyre, Zaho. I pyetur nga gazetarët për ndjesitë e tij, pak ditë pas ardhjes në jetë të Zahos, kryeministri Rama u përgjigj me nota humori duke thënë se falënderimi i posaçëm i shkon bashkëshortes së tij, e cila dha kontributin maksimal.  “Ai është shumë king. Ju falënderoj ju të gjithë, ata që në pafundësi kanë bërë urimet e tyre për këtë ngjarje kaq të posaçme në jetën time, në jetën tonë familjare dhe mbi të gjitha falënderoj në mënyrë më të posaçme Lindën. Se në fund të fundit dhashë një kontribut minimal, ndërkohë që kontributin maksimal e dha Linda”, deklaroi kryeministri.

Share This Article
7 Comments
  • Kingut te vogel Rama i urojme jete te gjate e plot shendet.
    Gjume te embel Zaho e qofsh gjithmone i lumtur e i qete sic te shikojme tani, prane .

    Nje grup shqiptaresh nga Holanda.

    • Një kryeministër nuk mund ta lindë dhe femijën kryeministër? I kam zët këto lloj lajmesh që kërkojnë vëmëndjen e publikut sikur ka lindur një kryeministër tjetër!? Thamë ato që duheshin thënë kur lindi dhe kaq? Tung!

  • I nderuari Kryeminister,I uroj jete te gjate dhe te lumtur Zahos dhe u rite me prind.Nje shqipetar nga Kosova me banim ne Suedi.

  • Edi Rama sic te bekoi zoti me nje jete te re vazhdo te bekosh shqiptaret me rilindje duke larguar gjithe mbeturinat duke filluar nga fullani e kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *