Ne veriun e Kosovës, në Mitrovicë, ku tashmë është një ndër vatrat e lëvizjes radikale islame, vehabiste dhe salafiste, jeton edhe një imam, për të cilin pak kush di se ku është shkolluar dhe në se është e vërtetë se ka qenë në mjediset universitare të Medinës. Quhet Asllan Bajrami, dhe pa dyshim, është njëri ndër njerëzit më të kërkuar nga FBI-ja për mbështetje të veprave terroriste me frymëzim radikal islam. Të gjithë e dinë këtë, edhe njerëzit që kalojnë aty pranë, edhe ndjekësit e tij që herë pas here mburren me këtë fakt, edhe Agjensioni Kosovar i Inteligjencës, AKI, edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, por edhe strukturat e larta të EULEX-it. Megjithatë Bajrami jeton pa ndonjë vështirësi në vendin e tij, predikon kur duhet të predikojë, ka ngritur grupin e tij mbështetës, herë pas here lidhjet e tij janë të njohura me struktura të kësaj lëvizjeje nga Bosnja apo Sanxhaku, e megjithatë, asgjë nuk ndodh. E gjitha për shkak të mungesës së një marrëveshje mes SHBA dhe Kosovës për ekstradimin e tij dhe EULEX-i struket pas idesë se nuk ka bazë ligjore për ekstradim.
Sidoqoftë, Asllan Bajrami është njëri ndër vehabistët apo salafistët e njohur të Kosovës, që në fund të fundit, jashtë zonës së tij nuk është edhe aq i njohur si predikues apo si njeri që ka një mbështetje të madhe. Për më tepër, nëse pyet në Bashkësinë Islame të Kosovës për të, sqarimi i parë që të thonë është se “ne nuk e paguajmë atë” dhe me këtë i duket se kanë larë duart nga të gjitha gjynahet e botës, pa dashur të dinë se e gjitha po ndodh nën suazën e kësaj bashkësie. Edhe për predikuesin tjetër ultra radikal, Zekirja Qazimi, në Bashkësinë Islame të thonë se nuk dinë gjë për të, pasi nuk e paguajnë. Por Lavdërim Muhaxheri, përbindëshi tashmë i njohur si një monstër njerëzore, dhe Ridvan Haqifi, komandanti aktual i grupit të shqiptarëve në strukturat ushtarake radikale të ISIS, Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit, ishin pikërisht nxënës e pasues të këtij predikuesi, të cilit Bashkësia Islame ja hap dyert, gjithnjë me shënimin miop se “po e duan njerëzit”.
Akti i Lavdërim Muhaxherit, pa asnjë dyshim më i llahtarshmi në shoqërinë shqiptare, i pashoq për nga llahtaria, sikur zgjoi ndërgjegjen zyrtare të shtetit të Kosovës dhe u duk si një këmbanë alarmi edhe në Shqipëri. Të duket sikur është pritur ky akt për të vënë në lëvizje gjithë ato struktura që, të marrur mendsh nga zgjedhjet, krijimi i qeverisë së re, rrëzimi i tashëm i kryeparlamentarit, më në fund u kujtuan se në Kosovë ka një lëvizje vehabiste të fuqishme, e cila, edhe pse shefi i Bashkësisë Islame në Kosovë, Tërnava, deklaron se nuk përbën asnjë rrezik, për më tepër dy ditë para se të shfaqej llahtara e Muhaxherit, ai deklaroi se nuk ka asnjë lloj radikalizmi islam në vendin e tij. U zgjua edhe institucioni i Presidentes, e cila, qoftë edhe për shkak të profesionit të saj, si njeri i policisë, ndoshta duhej të kishte qenë zgjuar; shpejtuan qeveritarët dhe liderët partiakë, deri në një deklaratë të “famshme” të Isë Mustafës, se nuk është zakon i shqiptarëve me këput krena, sikur është diku tjetër ky zakon. Mes të tjerave u vendos që, me rreptësinë më të madhe, të kontrolloheshin edhe aeroportet, si portat nga mund të realizohej ikja e “luftëtarëve” islam drejt ISIS. Për kujtesë, kjo e fundit, është struktura më radikale islame e njëkohësisht më e pasura. Ajo nuk është ilegale si të tjerat, por aspiron për shtet dhe për pushtet, ajo ka një përbërje shumënacionale, por edhe e njohur për egërsinë e saj. Pikërisht këtu, deri tani, në rradhët e saj, duke krijuar një detashment të veçantë, janë mbi 160 shqiptarë të Kosovës, e shumë të tjerë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia. Disa prej tyre kanë ikur me gjithë familje, ndonjë edhe është kthyer, por ata që po shkojnë ende janë të shumtë.
Kosova ka Agjensinë e saj të Inteligjencës. Prej disa viteve. Ka një drejtues, ka sektorët e saj dhe, dua të besoj se ka edhe një strukturë të posaçme për lëvizjet radikale islame. Çuditërisht, shfaqja e kësaj lëvizjeje është tepër më e dukshme pas krijimit të Agjensisë, jo se ka mbështetje prej saj, por sepse më parë droja e tyre ishte më e madhe, organizimi i tyre ishte më i paktë, goditja e lëvizjes bëhej më efikase. Në Kosovë, ndryshe nga sa ndodhi në Bosnje, lëvizja radikale nuk erdhi nga luftëtarët muxhahedinë, sepse nuk kishte luftëtarë nga bota islame. Kishte vetëm pak nga perëndimi. Në të vërtetë, në fillimet e luftës në Kosovë u bë një përpjekje për të penetruar një lëvizje e ngjashme me atë në Bosnje, por u thye shpejt. Në atë kohë, bashkëpunimi i strukturave të luftës, sidomos të inteligjencies me strukturat përkatëse perëndimore dhe të shtetit shqiptar ishin drejt perfeksionit, dhe njëra nga detyrat e para ishte pikërisht asfiksimi i lëvizjeve radikale islame.
Pra, në Kosovë, radikalizmi nuk erdhi i importuar nga luftëtarë të huaj që më pas morën nënshtetësinë. Ai lindi nga brenda, u bë pjesë e jetës së përditshme, gradualisht, por gjithnjë e me një terren më të fituar. Nga një lëvizje që mërmëriste, ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një lëvizje dominuese në jetën dhe praktikën fetare. Ka shumë arsye për këtë, por thelbi i të gjithave është në krijimin e një hapësire fetare dhe politike njëkohësisht, gjithnjë e më të madhe. Eshtë e vërtetë se shteti serb ka investuar në krijimin e këtij imazhi, dhe askujt nuk ia ka vlejtur më shumë se sa këtij shteti videoja e Muhaxherit duke prerë koka njerëzish. Aq më tepër se ajo përkoi me përcaktimet e para të prokurorit amerikan Williamson.
Lëvizja islame është tejet e organizuar, radikale dhe e njohur në Kosovë. Me përjashtim të ndonjë lideri politik si Haradinaj, që u prononcua ashpër kundër saj, të tjerët kanë heshtur. Thaçi bën njërin ndër gabimet e jetës së tij politike, duke bërë aleancë zgjedhore me njërën nga nënkalimet e lëvizjes islame; Albin Kurti shkon edhe më tej, mbështet vendosjen e shamive dhe përkon në ide me predikues radikalë, aq sa mbështetet nga njëri prej figurave më të ashpra vehabiste, Shefqet Krasniqi; Isa Mustafa nuk mund të drejtojë as gishtin ndaj tyre, sepse për shumë vite ata e kanë mbështetur; dhe kjo heshtje e politikës është terren i hapur.
Tani, si njërën nga zgjidhjet kanë shtruar kontrollin në aeroporte. Aeroporti është fundi i rrugës dhe jo fillimi i saj. Në aeroport mund të ndalet një njeri ose dhjetëra njerëz, por nuk ndalet një lëvizje që po formësohet përditë e më shumë. Këtë, është mirë, ta mësojnë të gjithë, edhe ata që e kanë për detyrë, edhe ata që bëjnë sikur e kanë për detyrë. Ndryshe, vjen një ditë, që edhe po të duam, nuk do të mundemi ta largojmë. Sepse është një e keqe që vjen nga poshtë, dhe zakonisht ata që vijnë nga poshtë, nëse nuk hiqen në kohën e duhur, bëhen të themelshme. Kosova nuk e ka luksin e një themeli të tillë.

Kurajoz dhe i sakte.
Keta do ja bejne gjemen kombit edhe me te madhe nga ajo qe beri serbi.
Mendoj qe jemi shume te vonuar por siç thote dhe nje fjale e urte “me mire vone se kurre “duhet tju tregojme vendin si shoqeri ketyre bastarteve .Sfida e shoqerise sone eshte lufta e hapur me kete diktature te injorances qe po shkatrron imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve.Duhet te shkundet agjensite e sigurimit nga te dy krahet e kufirit ,ndryshe e kemi betejen e humbur dhe koston shume te larte .Nuk mund te mbyllim syte perpara ketyre kriminleve ku shohim me syte tane si hapin varrin per te varrosur njehere e mire kombin .Duhet te jemi te pa meshirshem me kete race te felliqur qe lulzuan ne petkun e te drejtave te njeriut .Ne fillim kombi ,pastaj religioni .
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA .
Serbeve u ra llotaria. Kaq mjafton te thuhet ne kete rast per Serbine.
Korrigjoni emrin pasi ai nuk quhet Asllan Bajrami por Bajram Asllani, e dyta ai nuk eshte Imam ne Mitrovice por thjesht nje njeri qe falet dhe ka probleme mendore….investigoni per njerez te tjere me mire dhe jo per kete pasi nuk eshte fare i rrezikshem….keto qe po ju shkruaj i keni te publikuara ne media te ndryshme kosovare…
Me falni qe po nderhyje edhe nje here por duhet te ndani Vehabizmin nga Selafizmi pasi nuk kane lidhje me njeri tjetrin.,….duhet te shkruani Vehabistat pasi keta jane radikale ndersa Selafistat jane pasardhesit e Hanefive te cilet jane myslimanet e vertete te cilet nuk perkrahin rrymat radikale…
nji mut jan te dyja, si Vehabistat dhe salafistat.Nji fe gjakatare qe nuk duhet te lejohet me u perhap ne token e arbnit