Shkodër, të dehur në timon, 2 shoferë në pranga

anazapta

Policia Rrugore e Shkodrës ndaloi dy shoferë që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, ndërsa një i tretë u kap me motor që dyshohet i vjedhur. Burime zyrtare nga komisariati thanë se Lazër M., 48 vjeç, bnaues në Rrenc u kap në aksin Gur i Zi-Shkodër, me automjetin “Benz” me targa SH9571C, ku rezultoi se ishte i dehur në timon dhe po kështu i dyshuari Lazerin L., 24 vjeç, që u kap në afërsi të “Shkollës së Muzikës”, me mjetin “Golf”, me targa SH6850E. Kurse J. Dodaj, 24 vjeç, banues në Bushat, po drejtonte motorin “Suzuki”, me targa NOK346, që dyshohet i vjedhur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *