Zbardhet vjedhja me thyerje e Fabrikës së Përpunimit të Plastikës, kapen dhe ndalohen dy autorët e dyshuar të krimit. Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Përmetit, ndaluan dje Eris Aliko, 23 vjeç dhe Arif Qerimaj, 25 vjeç, të dy banues në këtë qytet. Të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin , dy netë më parë, kanë vjedhur me thyerje tre elektomotorë të makinerive që përpunojnë plastikën në fabrikën e plastikës në lagjen “Mejdan”. Më pas i kanë çuar për t’i shitur elektromotorët në një pikë të grumbullimit të skrapi.
