Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, bëri kapjen dhe ndalimin e të dyshuarit Mandi Sallaj, 27 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, komuna Maqellarë, kurse në kërkim u shpall vëllai i tij Çlirim Sallaj, 29 vjeç. Burime zyrtare policore thanë se dy vëllezërit akuzohen për veprat penale “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Mësohet se pas një sherri, të dyshuarit tentuan të vrasin me armë Sokol Muçën më 31 korrik, duke e plagosur.
