Një libër i ri mbi jetën e çiftit presidencial Hillary dhe Bill Clinton që pritet të dalë në 5 gusht, mund të penalizojë shanset e Hillary-t për tu bërë Presidente e Shteteve të Bashkuara. “Detaji i Parë i Familjes” titullohet libri i gazetarit Ronald Kessler, i cili është i njohur për vepra me temë shërbimet sekrete si CIA dhe FBI-ja. Libri flet për detaje dhe informacione që dëmtojnë imazhin e çiftit. “New York Times” ka mundur të publikojë vetëm disa pjesë të librit, të cilat ofrojnë detaje të panjohura për jetën private të ish-çiftit presidencial.
Bill Clinton takohet me një biondinë?!
Ndërkohë që lidhja e tij me Monica Lewinsky-n ka mbushur faqet rozë gjatë gjithë mandatit të tij të dytë, libri i ri tregon se ai tani po takohet me një “biondinë trupmbushur, e quajtur ‘Energizer’”. Gazetari rrëfen detajet e takimit, kur thotë se vizitat e kësaj biondeje janë të shpeshta. Zakonisht, ish-presidenti pret që bashkëshortja e tij të largohet nga shtëpia dhe shumë pak kohë më pas ai e thërret “mikeshën me gjoks të përkryer”. Biondina ka arritur të fitojë zemrën e njerëzve më të njohur të Bill Klinton, me biskotat që sjell për gardën e ish-presidentit. “Nëse ndodh që Hillary është duke u kthyer në shtëpi, mbrojtja e saj e afërt e paralajmëron bashkëshortin e saj në mënyrë që dashnorja e presidentit të mund të largohet nga shtëpia në kohën e duhur”, thotë autori i librit. Libri jep një portret jo fort të mirë për Hillary Clinton. Ai mbështetet në informacionet dhe mendimet e njerëzve më të afërt të saj, truprojave. Sipas tyre politikania demokrate është aq e keqe me truprojat dhe aq armiqësore me policët dhe oficerët ushtarakë në përgjithësi, saqë agjentët e konsiderojnë shërbimin ndaj saj, “një formë ndëshkimi”. Imazhi që ofrohet në këtë libër është me vite drite larg nga ai që Hillary Clinton tregon në publik. Libri tregon se zonja 66-vjeçare nuk është më e ngrohtë me bashkëshortin e saj dhe se ka qëndruar bashkë me të, vetëm për shkak se shkurorëzimi është një temë pothuajse tabu në politikën amerikane. Mesa duket dëshira për të fituar postin e Presidentes së SHBA-ve, është ajo që mban gjallë martesën e çiftit. Libri që do të dalë në 5 gusht do e prishë këtë fasadë që është krijuar për vite me radhë për ish-çiftin presidencial.
Telegrafi.com

Demokratja Hillari Klinton dhe republikani Xhon Mekejn e perceptojnë Botën sëprapthi. Do gabonin amerikanët po ta zgjidhnin presidente !
Klintonin e varfër unë e justifikoj që s’i qëndron besnik – gra të tilla egoiste , ta sjellin shpirtin majë hundët !
te degraduar si kudo ne demokracine homoperendimore?
HA Ha se ne shqiperi ke Salih Berishovicin qe vdes per Lirine,
Po kush i konfirmon keto gjera?Kush eshte mbrapa ketyre informacioneve. Keto jane shpifje qe bejn hilarin mos te kandidoje. Bodigardet jane te nerzitur dhe ja than gazetarve, nuk ndodhe kur qe 1 bodigarde i keti rrangulli te shkel protokollin dhe ligjet qe kan se vete ne burge.Shpifin per hilarin,se po te kandidoje per presidente e kishte te sigurt fitoren.Nuk i do me cia demokratet,duan republikan,se shba po i bihen pike.Cia do lufte.Lufta e mban gjalle shba.Ilari eshte zonje grua,dhe po u solle keqe me qente qe e ruajn
E gjeti belaja Klintonin me keta gazetaret …Po cfaj ka Klintoni mor vella se i ha bjondines ..?
Loje politike,dhe asgje me teper. gjykoj
Harmonia e tyre duket pasi shkelqimi i syve eshte si nje qiell i paster .
zgjedhja presidentit ne SH.B.A i takon me te mirit dhe populli amerikan e bota e di sa puune kane bere cifti Klinton, njeri president dhe tjetra sekretare e shtetit .
Per shqiptaret e kosoves dhe per .qeverine Shqiptare pas zgjedhjeve, qeveria e Rilindjes.
zonja klinton shprehu ne shqiperi,
zgjedhjet,zgjedhjet zgjedhjet,ruani zgjedhjet.
dhe ato nuk u manipuluan……….
pra per shqiperine do ishte fat.pasi klinton njohu politikanet e vertete per demokraci.
Amerikes do t’i behej shume mire me Hillary Clinton si Presidente e ardheshme e SHBA-se !
Clintoni i sulmuar aq egersisht nga shtypi djathtist per te vetmin fakt se ka qene nje nga
presidentet me te sukseshem te SHBA-se , ne mos me i sukseshmi ! Koha e arte e Clinto-
nit si PRESIDENT ! EDHE HILLARY DO T’JA NDRROJE EDHE ME SHUME FYTYREN AMERIKES
NE SENSIN POZITIV !
Pooooooo duke bere bochinno ne zyrat e shtetit…….
Dalin pikerisht tashti keto “detaje tronditese” sepse Hilari do te hedhe kandidaturen per presidente. Zogjte e republikaneve po pregatisin terrenin per president per nje tjeter idiot te klanit te Busheve, Xhef Bushin, qe eshte me idioti i Busheve, ne menyre qe klani i Karl Rovit dhe Dik Cheney-it te vine perseri ne pushtet dhe ta shkaterrojne edhe me keq Ameriken se çe shkaterruan ne tete vjetet e Xhorxh Bush mavrise. Ata po perlyejne te gjitha kandidaturat qe e eklipsojne idiotin Xhef Bush. E filluan me Kris Kristin, dhe pasi e bene te padukshem ate, tashti po merren me Hilarin. Sali qeni jone, ne shtepine e Busheve i ka mesuar pislliqet qe aplikon ne Shqiperi.
pas Obames cilido demokrat qe te veje kanditaturen nuk i fiton zgjedhjet.Megjithese nuk realizoi premtimet ne mandatin e pare populli u tregua tolerante dhe i dha nje mandat te dyte.partia demokratike nuk ishte ne gjendje ta largoje Obamen nga fjalimet pa bereqet dhe ta vere ne pozitat e nje burri shteti.
Eshte per te ardhur keq qe gjithe ajo Amerike me aq shume mendje brilante nuk ka tjeter ke te kandidoje veçse njerezit e afert te ish-eve.Po pse ore,nuk ka ndonje grua apo burre tjeter DP qe te kandidoje,mbeti Hilari kandidate e vetme?Apo RP nuk paska ndonje tjeter veç pjellave te Busheve?Apo behet fjale per nje duopol qe ofrohet nga ndonje grup apo kupole komanduese,qe leviz fijet pas kuintave?Do jete kjo e dyta,se nuk ka mundesi tjeter.Ca e quajne NOW,ca te tjere Club Bilderberg,Trilateral Commission,etj.