Shkodër, u zbuluan 1200 rrënjë hashashi, nën akuzë kryeplaku

anazapta

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Kuzhnen të Pukës. Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Gj. Sherrit, 47 vjeç, filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në vendin e quajtur “Bjeshkët e Kuzhnenit”, u gjetën dhe sekuestruan 1200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Edhe në Vlorë, në vijim të operacionit antikanabis, blutë kanë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 438 rrënjë kanabis.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *