Justin Bieber vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Pas provokimit të aktorit Orlando Bloom, të cilit i tha se ka shkuar me ish-gruan e tij, modelen Miranda Kerr, Justin bën një tjetër provokim.
Ai ka aluduar se ka flejtur me nënën e Kim Kardashian, 58-vjeçaren Kris.
Jo vetëm kaq, por edhe me motrën e Kim nga babai, Kendall Jenner.
Dhe, për të vërtetuar këtë gjë, Justin ka postuar edhe dy foto me Kris dhe Kendall.

