Kim Kardashian ka rënë “totalisht në dashuri” me një vajzë jetime në Tailandë, madje ka marrë seriozisht në konsideratë adoptimin e saj. Kim u afeksionua aq shumë me 12 vjeçaren të quajtur Pink, sa që mori në telefon bashkëshortin Kanye West dhe i tha se donte të merrte me vete vajzën në Amerikë. Megjithëse si përfundim duket e pati të vështirë ta bënte realitet. Ky zbulim erdhi gjatë pjesës së tretë të pushimeve të familjes Kardashian në Tailandë, momente që po transmetohen aktualisht në “Keeping Up With The Kardashians”. “Jam vërtet e impresionuar, se sa të kënaqur janë këta fëmijë, duke ditur se sa pak kanë, është shprehur ndër të tjera Kim, e cila pati një lidhje të veçantë me Pink që nga fillimi. Jam rritur në një familje me themele të forta. Prandaj më bën shumë të dëshpëruar fakti që këta fëmijë nuk e kanë fare këtë element të familjes.


