Sapo kanë ardhur në jetë, por që tani ata po arrijnë që të rrëmbejnë zemrat e të gjithëve. Megjithëse janë duke fjetur, këto foshnje po tregojnë diçka më shumë duke bërë grimasa të këndshme, e që janë shumë simpatike. Fotografitë e fëmijëve që janë duke dremitur të qetë, i ka realizuar Sandi Ford.
Klientët që dërgojnë fëmijët tek fotografi 35 vjeç, duhet që të lënë atë të kujdeset për pozitën e bebes. Pothuajse të gjitha foshnjat, Ford i fotografon në një pozicion si të bretkosës, ndërsa të tjerat të shtrira në mënyra të ndryshme. Me lehtësi ai u vendos foshnjave duart në mjekër, kurse këmbët ua vendos anash. Në shkrepjet e tij, fotografi që jeton në Londër arin të fokusojë qëndrimet e çuditshme të bebeve, por edhe ato nga më të gëzueshmet. “Bebet janë të pafajshme dhe të mbushura me jetë” ka thënë fotografi Ford, duke shtuar se ‘kjo është gjëja kryesore që dua të paraqes’. “Shpresoj që këto bebe të rriten dhe të kenë fëmijët e tyre, që të ju tregojnë se edhe ata dikur ishin fëmijë” ka thënë po ashtu fotografi.
/Telegrafi/







