Deputeti socialist Namik Dokle, ka provokuar ndërgjegjen publike duke përcjellë një mesazh sa të thjeshtë aq dhe të pazakontë: që njerëzit mos merren shumë me politikë, pasi sipas tij, pas 50 vitesh nuk do mbahen mend as Nano, as Berisha e as Rama. Mesazhi ka qenë i shkurtër, pa shumë stërhollime dhe mund të lexohet në shumë mënyra. Por nuk ka keqdashje ndaj ndokujt nuk ka. Më tepër se të rrëzojë personazhet e politikës, ka dashur të mbajë lart ato të letrave, sidomos Kadarenë, pasi dhe vetë jeton mes politikës dhe letrave, ku me ç`mund të nuhatet nga mesazhi i lëshuar, e para i ka ardhur në majë të hundës, ndërsa vijon të jetë i dashuruar paq me të dytën. Po vërtet, a do harrohen vallë pas 50 vjetësh treshja Nano-Berisha-Rama?! Nëse 50-ta është me të rejat, ndoshta. Por, po qe me të vjetrat, vështirë të ndodh. Nëse i marrim tek e tek, Nano ndryshon pak, pasi më shumë se për të ardhmen, ka menduar për të tashmen e vet, në çdo kohë. Ndërsa Berisha e Rama, e kanë patur dhe e kanë me merak të ardhmen e tyre, më saktë gjurmëve dhe emrit që do lenë në kujtesën e brezave. Madje, Rama e ka devizë bazë të protagonizmit të tij politik të nesërmen, atë kohë kur për të do thuhet se bëri këtë e atë për këtë vend. Ndërsa Berisha, edhe pa e thënë, e ka bast me veten që sa të jetë gjallë të shfrytëzojë çdo sekondë të ekzistencës për të qenë një monument “skënderbejan” ndër shqiptarë, pavarsisht se si e ka përdorur “shpatën”, në të mirë a në të keq të kombit. Në fund të fundit, pak rëndësi ka nëse do mbeten apo jo në kujtesën e brezave; rëndësi ka, që për aq sa do mbeten, të jenë emra për t`u nderuar apo monumente… për t`u tërhequr zvarrë, siç një paraardhës i tyre!/ E.H.
SHËNIM: ‘Mesazhi’ i Dokles për politikën, çfarë ka dashur të thotë autori?!

O Ermir, sa shumë e ke tjerrë! Nënteksti i fjalëve të Dokles është i qartë. Kryeministri duhet të punojë për të mirën e shqiptarëve dhe jo të mendojë për të qenë “kryeministri më i suksesshëm i të gjitha kohërave”, – siç është deklaruar. Një mënyrë alla Dokle për të thënë se ky njeri nuk po punon si duhet dhe nesër do jetë një askush.
Sa për Berishën ia ka futur kot, sepse Berisha i ka bërë aq zullume sa të mos harrohet kurrë. Pas Enver Hoxhës dhe Zogut, që janë kampioni dhe nënkampioni i zullumit, edhe ai s’ka shanse të harrohet. Harrohen ata që s’bëjnë asgjë.
ja hodhe b….ti dokle 25 vjet ne politik. tani jep keshilla. vazhdo ushtarin ne c2
Nuk duhet tè jetè krejt kèshtu zoti i Doklajve ! E para kèshtu siç e keni katandisur shqipèrinè ju politikanèt e pas ’90 ka rrezik qè pas 50 vjetèsh tè harrohet vetè SHQIPERIA e jo mè Berisha dhe Nano. Jo pa qèllim nuk e futa Ramèn nè mesin e tyre. AI sapo i ka hypur ‘kalit’ vetè koha ka nevojè pèr kohèn e sajè…. Tè thuash mos u merrni me politikè èshtè njèllojè sikur Mesi pas humbjes sè botèrorit tè deklarojè : Mos luani mè futboll !?
Per mua ky shenim nuk eshte i sakte.Qeveritaret dhe parlamentaret duhet te merren pak me politike dhe me shume pune,ndersa njerzit qe deri tani jane quajtur si jashte politikes,duhet te merren me politike,ne punen qe bejne.Pse i kerkohet vota (puna),votuesve,ky eshte vleresimi qe i ben ky i zgjuari malok,njerezve?
Per tju bere nje top te madh me m…. jane qe te tre. Berisha si autokrat, kleptokrat dhe bajraktar i rendomte, i dyti aventurier, qejfli dhe dembel, ndersa i treti megalloman, fjale pa fund dhe cfare eshte me e rendesishmja i pazanat. Qe rri ne karrige per te mbush vitet e pensionit e kur te dale ne pension te shkruaj ndonje liber si permbyllje te vlerave te tij vlera, si p.sh: “Vitet e Rilindjes”. Te vjen keq per veten se ne cfare dehrexheje jemi katandisur..
EDUKATORJA E KOPESHTIT PA DREKE
Ata ishin qe te gjithe grindavece, bertites e qellues pa nishan, thyes xhamash e tryezash prej druri, bukuroshë te egersuar pa savana e sahari afrikane, aty ne te djathte te bylmetores pa djathe, te demnereve mollezakuqë ne Tironen qe shkoi.
Gjysherit te mposhtur nga barra e rende, mezi prisnin te shkarkonin çdo mengjez, ne kopeshtin pa dreke, monstrat e krijuara me limfen e tyre, si vazhdim i sojit ne nje epoke te re. Ne kembe, me biçiklete samarpara, ne qafe apo duke i terhequr zvarre drejt shkembit shpetimtar pas nje notimi te gjate, per te rigjetur per pak ore me tej, qetesine shpirterore te humbur nga niperit e tyre.
Askush nuk dukej ti priste keta jargavaqe, pas hapave te pare ne oborrin ngjyreshumte. Kokekthyerjet rutine pershendetese gjyshemireve, ngriheshin ne vend nga nje ze bubullues, pas kolones se gurte te deres me hekura te lakuar.
Ishte ajo, zysha edukatore, tmerri i niperve “çapkene e edepseze”, i ftonte te hynin ne kopeshtin pa dreke.
Gjysherve te habitur i ngrihej ne goje pershendetja e zakonte per nipat e tyre, mendonin te mpeksur mes zhurmes se rruges per mrekulline e transformimit te kuçedrave qe sapo kishin lene.
Perkoi shume gjate habia e shumesyresh, pa pergjigje, pa zgjidhje, plot mendesira. Deri sa nje dite pane te varkonte deren e hekurt postieri i lagjes me nje pirg librash ne dore.
Habia dhe kureshtja u zmadhua pa mase, niperit e tyre lexuaskeshin edhe libra!
Thirjes se njerit te ndalej, postieri i penguar rrezoi gjithe librat pertoke. Aty te magjepsur pane tituj te njejte me emrin e autorit me germa kapitale:
“NAMIK DOKLE” dhe ne fund gati si per tu fshehur titulli i librit” Te pamposhtur ne shtrengate”, ne sfond nje perbindesh i teri ne te zi.
Zysha e shpotitur nga te gajasurat gjyshore, mblodhi me vertik librat e shperndare ne toke. Nga dritaret e uleta megjithe zhurmen e madhe nuk u pa te zgjatej ndonje nga nipat veshellapushe.
Ai liber ishte tmerri i tyre, mjaftonte nje permendje e zyshes se kopeshtit pa dreke: do therras gogolin, dhe ne dore shtrengonte Doklen e stampuar.
Qe aso dite gjysherit finoke u turren si te marrosur ne librashitjet e shumta, kishin gjetur çelesin e qetesise, ne ate liber te frikshem per sojsezet zhurmemedhenj.
Ai do mbahemendohet per deri sa te jene gjalle, nga çapkenet e djeshem te kopeshtit pa dreke, si shtrigat e lugeterit me maska te brirezuara, qe mbushin karnevalet e Brazilit te larget.
Nano vertet nuk do te kujtohet, ndersa Berisha dhe Rama do te kujtohen jo vetem pas 50 viteve por gjat gjithe kohes se egzistences se shqiptareve si komb. Arsyja eshte e thjeshte, keshtu me duket mua. Njerez qe me veprimet dhe idet e tyre i japin forme historise se nje populli nuk dalin nga kujtesa kolektive e tij qofte per pozitivitetin, qofte per negativitetin.
Pavarsisht se ndigjohet shpesh nga disa njerez (shqiptare te inatosur) se populli shqiptar ka nje kujtese te shkurter, ne se i hedhim nje sy historise se njerzve qe kane jetuar mijra vjet ne Ballkan do arrijme te kuptojme se njeri nga elementet thelbesore qe shqiptaret mbijetuan eshte elementi i kujteses jashtzakonisht te fuqishme. Natyrisht qe s’mund te shkoj me tej per te zberthyer kete element vital qe vete shqiptaret e kane vleresuar deri tek thesaret e tyre shpirteror gojore dhe me von te shkruara.. Shembull: Zot, me ruaj mendjen (thelbi eshte kujtesa) etj, etj , etj. Koha gjithmone i sfumon nuancat e ngjyrave por jo vet ngjyren e ne rastin e Nanos, ai paraqet rastin e nje njeriu makut per nevojat kulinare dhe seksuale si the perfitimin e shpejte brenda sekondes si ne bixhoz. Njerzit me vizione per te ardhen (negative apo pozitive) nuk mund te barazohen me nje tartarec te bezdisur qe cdo dite rrotullon topin e bajes me kembet e prasme per ta futur ne folene e tij nen toke.
Por ne cfardo kendi ta veshtroja, une gjithmone do ta respektoja figuren e nje malesori te urte dhe plot virtute sic eshte Namik Dokle dhe nese Berisha, ky malok dinak dhe plot vese, do te kujtohet si nje Kain i popullit te vet apo si nje Efialt ne sherbim kunder popullit te vet, kurre nuk do ta besoja se krahas tij nuk do te kujtohej edhe malesori Namik Dokle si nje perfaqesues fisnik i denje i nje zone te veshtire te Shqiperise.
pasi ju politikanet keni lene politiken per tu bere xhepista, dikush duhet te meret edhe me politiken apo jo?
Me ç’po na shikojnë sytë, me ç’po na dëgjojnë veshët, me ç’ po i jetojmë këto ditë gjith ankthe, frikë e stres, zor se do mbahet mend ndonjë politikan për mirë. Si po shkojnë punët çdo ditë e më keq, jo të lartësojmë Ismail e Dritëro që edhe ato janë lapangjosur, por na vjen të themi ‘jam me fat që kam jetuar në kohën e Enver Hoxhës’. S’di pse nuk ia nxë goja ta thotë këtë edhe Namikut që,në fund të fundit duket burrë i ndershëm.
Une nuk do te harroj kurre se dokle eshte nje nga nano kurvat qe mbajten ne politike,pas 1997
brekedhjerin e historise.Ja kaleroi mire njerezise dhe historise,per 24vjet,ky dokle efendiu , ,,,,,
e tash po dashka edhe te na dirigjoje se cfare duhet te mbajme mend,kur ti doje trapi tarallakut dokle.
Ka ndonje fjale per vjedhjen e BSh,ky dokle apo kujton se I ka mbetur ora si koknurenti I ramiz alise,me 1991?
Shumë e saktë “Lora”? Kush e njeh nga afër namik doklen nuk mund ta harrojë kurrë se me ç’individualist dhe mosmirënjohës ka të bëjë??? Eshtë prototipi i ekzemplarëve mosmirënjohes!? Ju kujtohen skenat kur si kryekuvendar e quante nanon padrino dhe me pas në një nga kongreset a asambletë e ps,- “se e kishin inat pasi ai (doklia) kishte deklaruar se vota e tij ishte per fatos nanon dhe vetëm për fatos nanon”? E kam njohur për gati 20 vjet dhe pas gjoja urtesisë “fsheh moskokçarjen dhe mosmirenjohjen për cdo njeri”!? A e kupton përse ai nuk ka konkuruar asnjeherë për deputet në vendorigjinën e tij ??? Asnjeherë!? Madje konkuronte vetem ne zonat teper te sigurta të se majtes!? Po kuptove cfare fshihet pas ketyre i kini kuptuar te gjitha? Doklia është pjestar i onturazhit ramizist te paracaktuar në kontigjentin diversiv të pluralizmit? Dokle ka qenë pranë pandeli majkos kur ky dha urdher “lerini te mbyten…” ata shkodranet e verioret e mjere në bregdetin e karaburunit..??? Tani si papritur hedh tezën e “depolitizimit te njerezve”! E kuptoni pse e bën? E bën qe njerezit te mos gjykojnë për marrezite e politikës dhe të lenë rehat doklen and co !!? Që të sundojnë rehat pa u ngacmuar dhe pa u gjykuar për pisllëqet e tyre politike…! Tung!
Dokle,i paprekshmi i gjithe kohes 25 vjeçare të deputetllëkut socialist??? Edhe kaq nuk e kuptoni se ku i ka rrënjët jetëgjatesia dhe paprekshmëria e doklit ? I ka te ajo që thotë ” Patriot 3 “…!!??? Dokle? Rrenja më e gjatë dhe më e thellë e semundjeve majtiste!
Enverin e terhoqen zvarre per se vdekuri, por Sali Kriminelin do ta terheqim per se gjalli, po presim qeverine te marri masat ligjore per kete kriminel e nese qeverija do jete bashkepunetore me te atehere drejtesija popullore do e shqyej si Ujku pren e tij.
Dokle, kryeredaktori i ‘ Zerit te Popullit ” per vite te tera qe derrmoi imperializmin, social-imperializmin e armikun e klases duke qene zedhenese e diktatures, ka dale nga politika qysh kur kandidoi per President me ate galloshen tjeter Ramiz Aline. Keto ishin personazhe te diktatures e nuk mund te ishin dhe te demokracise. Kaq vjet Dokle u kacavjerr ne politike, por ishte i vdekur politikisht qysh ne 1991.
femijet tane si njohin as tani.Letersia mund ti beje te njohur duke shkruar vellimin e dyte te Ali Babave me 20 hajdut
Kjo eshte lathitje e Dokles , I cili gjithe jeten eshte paguar nga shqiptret per veprimtari politike . Ka vendosur t’i bjeri bukes me kembe , por buken , qe I ka dhene populli . Politika nuk mund te te japi me shume se sa meriton . Sa per profesion , eshte me I rendesishem se te gjithe profesionet e botes . Njeriu nuk punon thjesht per lavdi . Ti si politikan I zgjedhur vijon te mos kryesh detyrat ndaj elektoratit tend . Je shume dredharak dhe nuk mund te behesh as shkrimtar , sepse po ta urreje politiken , do te dorhiqeshe nga deputet , per t’i lene mundesi nje te riu , qe aspiron ne politike . Ti kaq e doje lopen politike . E mole sa dhe si deshe . Deklarate krejt e cekuilibruar , per nje politikan profesionist te moshuar .
Llogjika e sendeve nuk eshte me politikanin Dokle . I. Foto
Te verteten ka thene dhe eshte e provuar.
Nuk besoj se dikush me mend ka mendim ndryshe.
Z. Dokle , sa vite kane kaluar nga neroni , po nga hitleri , stalini etj ?
Ke filluar te shkruash sentenca , por edhe vete e kupton qe sprova te deshtoi.
Ladi
Nano ”mbolli e kultivoi ” hajduterine , Berishovici filloi te ”korre sillazh” hajdutrine dhe vrasra-
.rine” , ndersa per Edin eshte akoma heret te flasim per realist apo virtualist ! Te shohim ?!