Punonjës të HEC-it në Qafë-Mollë, si dhe banorë të Mirditës, u hodhën sërish dje në protesta, duke kërkuar largimin e firmës turke që po kryen punimet për hidrocentralin. Punëtorët kërkojnë gjithashtu që firma t’u shlyejë pagat e prapambetura. “Kemi 4 muaj pa marrë rrogat. Pastaj firma turke na diskriminon. Një punëtor shqiptar ka një pagë prej 400-500 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa rroga e një punëtori turk është 1300 euro”, thanë punëtorët e HEC-it në Qafë-Mollë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të sindikatave, që kërkuan reagimin e shtetit.
