Pavarësisht operacionit të gjerë të policisë në Lazarat, që ka kapërcyer kufijtë e Gjirokastrës, ende në jug të vendit mbillet kanabis. Një parcelë me drogë u zbulua në Delvinë, në vendin e quajtur “Fusha e hurmave”, ku gjatësia e bimëve kishte arritur deri në 80 cm. Po ashtu, aty u gjend edhe një gjenerator që furnizonte një pompë uji dhe një tub prej 40 m që vadiste bimët narkotike. Policia tha se u korrën të paktën 300 bimë narkotike dhe po hetohet për kultivuesit e drogës, identifikimin dhe arrestimin e tyre.
