Sandra Bullock, aktorja më e paguar në Hollywood

anazapta

Fituesja e çmimit Oskar, Sandra Bullock, është aktorja më e paguar në Hollywood, me fitime prej 51 milionë dollarë për 12 muaj.

Pas saj, sipas revistës amerikane “Forbes”, renditen Jennifer Lawrence dhe Jennifer Aniston.

Bullock, 50 vjeçare, ka qenë pjesë e një filmi tejet të suksesshëm vitin e kaluar, “Gravity” i cili fitoi shtatë çmime Oskar.

Vetë Bullock  e ka fituar Oskarin në vitin 2010 me rolin në filmin “The Blind Side”.

“Ylli i filmit ‘Gravity’ nuk e fitoi çmimin për aktoren më të mirë sivjet, por ajo padyshim se ka fituar shumë”, shkruan Forbes.com.

Aktorja e “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence, 23 vjeçare, ka fituar 34 milionë dollarë, ndërsa Aniston, 45 vjeçare, ka fituar 31 milionë dollarë. Gwyneth Paltrow e cila për një vit ka fituar 19 milionë dollarë dhe Angelina Jolie, e cila ka fituar 18 milionë dollarë, janë pjesë e pesëshes më të paguar në Hollywood. Ndonëse këto aktore kanë fituar shumë këtë vit, ato prapë se prapë fitojnë gjysmën e asaj që fitojnë kolegët meshkuj. / Kosovapress

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *