I nderuar lexues! Kështjella e Durrësit i përket mesjetës së hershme. U ndërtua në shek.V-VI në periudhën e Anastasit I, kur qyteti u rrethua me tre radhë muresh prej tulle. Më 1225 despoti i Epirit Teodor Komneni ndërtoi një kryekullë në murin verior, ndërsa më 1274-1280 anzhuinët rindërtuan akropolin dhe ngritën lartësinë e mureve dhe të kullave. Në mesjetë akropoli cilësohet si “Kështjella e sipërme” dhe aty kishte selinë duka i Durrësit, ndërsa në shek.XIV feudalët shqiptarë Karl dhe Gjergj Topia. Gjatë shek.XV venedikasit e rindërtuan kështjellën e poshtme që ruhet edhe sot. Me 1501 kështjella u pushtua nga osmanët të cilët e zvogëluan në një të pestën e sipërfaqes dhe e kthyen në kështjellë garnizoni.
