21 janari, Ndrea Prendi dyshohet për vrasjen e Aleks Nikës

anazapta

Ndrea Prendi dyshohet si autori i vrasjes së Aleks Nikës në 21 janar 2011. Ish-kreu i Gardës së Republikës, sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, ka qëlluar 11 fishekë në ditën e demonstratës para Kryeministrisë një nga predhat e qitura nga pistoleta e tij ka prekur trupin e Faik Myrtajt. Sipas gazetës “Shqip”, për vrasjen e Aleks Nikës ka nisur nga një verifikim i kërkesës zyrtare për gjykim të Prokurorisë dhe rezulton se dyshohet Ndrea Prendi, megjithëse nga hetimet e mëparshme nuk janë gjetur prova për fajësinë e tij.

“Rreth orës 16:00-16:10, rezulton se nga ana e të pandehurit  Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky i cili është pasuar edhe nga qitje të tjera. Si pasojë e këtyre qitjeve kanë humbur jetën shtetasit: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe kishin pësuar dëmtime të shkaktuara me armë  zjarri 7 shtetas”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Prokurorisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *