“Global Peace”: Shqipëria, më e sigurt se një vit më parë

anazapta

Raporti i “Global Peace” e rendit Shqipërinë në vendin e 65 në rang botëror për sigurinë dhe paqen për vitin 2014 nga 162 vende gjithësej dhe në vendin e 5 në Ballkan.

Në këtë raport të “Global Peace” Shqipëria ka fituar 4 vende nga viti i kaluar ku renditej e 69 në rang botëror.

Shqipëria renditet një vend me poshtë se Kosova, e cila sipas këtij raporti konsiderohet me siguri më të lartë.

Katër vendet me siguri më të lartë në botë sipas këtij raporti janë Islanda, Danimarka, Austria dhe Zelanda e Re.

Siria renditet si vendi më i pasigurtë në botë, i pasuar nga Afganistani, Sudani Jugor dhe Iraku.

Vendet më të sigurta në rajonin e Ballkanit janë Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ndërsa dy vendet e tjera të Ballkanit Greqia apo Maqedonia konsiderohen si vende më pak të sigurta në rajon.

Në listën e 5 vendeve me paqe të përkeqësuar në botë janë Sudani Jugor, Republika e Afrikës Qendrore, Egjipti dhe Ukraina. / ORA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *