Pas lajmit për penalizim të dhjetra universiteteve private dhe instituteve të larta arsimore, ku një pjese iu hoq liçenca e një pjese iu është pezulluar aktiviteti, reagimi më i madh ka qenë në komunitetin e besimtarëve myslimanë, e po ashtu nga Komuniteti Mysliman si institucion zyrtar përfaqësues, mbi pezullimin e universitetit ‘Bedër’. I konsideruar nga një pjesë si i vetmi universitet islam, ose thënë ndryshe i myslimanëve në Shqipëri; e nga një pjesë tjetër si universitet laik, ku përfshihen dhe drejtuesit, të cilëve u ka interesuar ta promovojnë si të tillë, ndjeshmëria ka qenë tejet e madhe, duke u pasuar nga bindja se një keqdashje të qëllimtë ka me patjetër në këtë mes. Fakti që mes universiteteve të penalizuara, kishte dhe të profilit katolik e ortodoks, nuk ka shërbyer si argument për ta parë këtë masë ndëshkimi qeveritar bazuar vetëm në kritere ligjore. Shqipëria, shoqëria ku jetojmë, nuk ta lejon këtë luks. Ndjenja që pas çdo akti ka një komplot të fshehur, ka një dominancë të frikshme në psikologjinë tonë individuale e kolektive. Për rastin konkret, diçka nuk shkon dhe brenda komunitetit të besimtarëve, qyshse është hapur ky universitet. Me objektivin, dëshirën dhe vizionin për të qenë Islam, në mënyrë që kuadrot e së nesërmes të mos merrnin mundimin për studime deri në vendet e Lindjes, universiteti është parë si mundësi që ky kuadër të formohej pikërisht këtu, edhe për të qenë i mbrojtur nga ndikime të realiteteve me performanca sociale e fetare, ndryshe nga ato nga vijnë e ku do kthehen. Por për një pjesë, universiteti Bedër, nuk e ka patur kurrë këtë profil. Si argument jepet fakti se aty nuk mësohet arabisht; dhe të thuash se aty mësohen shkenca islame pa arabishten si gjuhë bazë, përbën një paradoks jo të vogël nga pikëpamja didaktike e akademike. KMSH nuk ka ngurruar që në reagimin e saj, ta konsiderojë universitetin Bedër si universitet islam (dhe jo pa qëllim), por në gjithë këto vite, ka injoruar kritikat brenda bashkësisë së besimtarëve për mungesën e arabishtes aty, që mu për këtë shkak, ja heqin fillin islam në degë dhe kurrikula. Ajo çfarë mbetet, është transparenca e domosdoshme e qeverisë për çdo masë të dhënë, për çdo penalizim. Nuk mjafton dekori me ato kuti në krah të kryeministrit, teksa ai sokëllinte kundër kioskëzimit të arsimit të lartë, që ngjanin me dosje krimesh. Ato duhet të hapen që, si drejtuesit e tyre e si opinioni, të bindet, se ndëshkimi i dhënë ka qenë vetëm ligjor, nëse ka qënë i tillë. Janë dosje pra që domosdoshmërisht duhet të hapen!
P.S. Ato dosje janë hapur në fakt. Universitetet që struken aty, fare e mirë e dijnë se përse janë penalizuar. Problem gjithnjë mbetet opinioni, loja me të. Si në rastin e mësipërm. / E.H.

Une them ti vihet druni kisha e xhamia,se po na nxjerrin telashe kombetare,ti ke merakun e kesaj medresese,qe nxjerr hafyze,qe nuk mesojne arabisht.Ata nuk dijne shqip!
Nuk e merr vesh ti qe keto universitete do te riprodhonin ne mijra kopje Sali Vucidolin?
Studentet do ta flitnin anglishten,bash si e fliste Sali Vicidoli!Do te ishin poliglote,bash si Saliu!Do te ishin ekonomiste,bash si Saliu!Do te beheshin Bankjere me cizme,bash si Fullani!
Korigjimi i pare madhor i Shqiperise ne rrugen e prosperitetit!
Enveri na dha iluzionin e barazise absolute dhe te vendit fanar.
Berisha – Nano u perpoqen te na japin iluzionin gomereve te mençur te planetit dhe te vendit qe prodhon mençurine e kohes sone.
Njemije here faleminderit qeveria Rama!
Bravo Ermir! Bravo! Po sherben besnikerisht
===========================================================
Z.Rama,
edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?
===========================================================