Policia ka zbuluar dhe më pas ka asgjësuar 597 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në Vlorë dhe Sarandë. Operacioni është zhvilluar në 24 orët e fundit në shkallë qarku. Po kështu ka filluar procedimi penal për Bujar Nusha, 50 vjeç, për veprën penale “kultivim të bimëve narkotike”, të cilit në dy banesa iu gjetën 12 rrënjë bimë narkotike. Ndërsa në një zonë me bimësi të egër janë zbuluar 412 rrënjë bime narkotike, në 6 parcela të ndryshme. Kurse në në fshatin Vrion të Sarandës, u korrën 173 rrënjë hashashi në një tokë shtetërore.
