SHËNIM: Politikë e gazetari kalldrëmesh…

anazapta

Disa rrugë të kalldrëmta në Gjirokastër po i nënshtrohen rikonstruksionit, për t`u ribërë të tilla, pasi janë shkatërruar e shpërfytyruar vitet e fundit.  Duket lajm i bukur, që përçon shpresë, entuziazëm, optimizëm, mbi atë që shqiptarët mund dhe po i kthehen udhës së mbarë të punëve  në, me, dhe për atdheun e tyre. “Por s`është thënë, vjen rrotull murtaja” – do thoshte një personazh në një film shqiptar, që, vendosur në realitetin e sotëm, “murtaja” është vetë politika. Në një prej rrugëve në gjendje kantieri, del kreu i PD-së, Dega Gjirokastër, Roland Bejko, duke denoncuar mospasjen e asnjë tabele me të dhënat e duhura mbi koston, kompaninë që kryen punimet, afatet e të tjera, krejt në të drejtën e tij si partiak e qytetar. Por në kronikën televizive për këtë rast, ndërsa Bejko jepej me sinkron dhe i detajuar në akuzat që lëshonte, Bashkisë nuk i ishte dhënë e njëjta mundësi.  Në kronikë, Bashkia si institucioni i akuzuar, mbrohej me anë të nënkryetarit, i cili në tekstin narrativ, citohej të kish thënë se gjithçka ishte konform rregullave e ligjeve, pa detajuar më tej asgjë, se ku Bejko gabonte e ku ata kishin të drejtë.  Më tepër se një zënkë politike provinciale mbi dhe për kalldrëme, ende të parehabilituara, vetë kronika ishte si një kalldrëm i prishur, që duhej restauruar. Politika dhe aktorët e saj në rrethe, vërtet mund të ngjajnë si sherrxhinj provincialë, por kur është fjala mbi kryevepra trashëgimie, siç janë kalldrëmet e Gjirokastrës,  kronika nuk kanë pse të jenë kaq provinciale, në amatorizmin e vet. Se ja, po sikur Bejko të ketë të drejtë?! Se në fakt, nga kronika doli që e drejta me të është!     / E.H.

Share This Article
5 Comments
  • nuk jane provinciale por kuadrot e lartete shtetit.E lexove njoftimin e ATSH ku thuhej se KLSh Zbuloi dhe denoi ne zyrat e komunave 10 zyrtare te larte te shtetit.Kudo qe te fshihen zyrtaret e larte te shtetit do ti zbulojme dhe godasim.Ne hall jemi se mos komunat i kane dhene autonomi vendore dhe skemi cfare tu bejme.

  • ===========================================================

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?

    ===========================================================

  • Duhet thene e verteta se Gjirokastra po ndryshon,por ka edhe “xhelozi” nga opozita,qe vetem opozite nuk eshte,kur gjirokastra keto dite kishte TRAK feste e shkreta opzite doli ne konference shtypi e tha se ne miniere u vrane minatoret, se Erjoni ju kishte dhene garanci
    per kushtet e se “mbante pergjegjesi” per cfare kishte ndodhur.Cinizmi I tyre nuk e duron dot zhvillimin e gjallerimin e jetes,e njejta gje ndodhi me kalldremet qe po marrin forme e jete,papritur del kryetari nga Lazarati qe nuk I njef fare rruget e kerkon informacion.Qeveria e tij prej 8 vjetesh nuk I hodhi syte nga madheshtia e ketij qyteti,Kur erdhi ne vitin 2005 ne kete qytet S.B. disa gjirokastrite mbureshin me vlerat e tregonin kulturen e ketij qyteti,kur qendruan ne pushtet e braktisen e I moren te mirat materiale.Gjirokastra sot po mer fryme dhe do kete investime se e meriton pasi ky qytet ka aristokraci te lashte qe sduhet ta harrojme kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *