Berisha: Vetëm Shqipëria e Koreja e Veriut përgjojnë celularët e qytetarëve

Bledar Lumani

Sali Berisha, ashtu si të gjithë propozimet e qeverisë, ka kundërshtuar fort edhe regjistrimin e IMEI-n e celularëve.

Sipas tij, me këtë propozim, Shqipëria bëhet si Koreja e Veriut.

Ne bëhemi vendi i dytë në Botë pas Koresë së Veriut që detyrojmë qytetarët të regjistrojnë në polici IMEI-n e celularëve, kodin personal të privatësisë dhe intimitetit të tyre në fushën e komunikimeve dixhitale.

Me këtë vendim monstruoz, Edvin Kristaq Rama kërkon që një arritje madhore të jetës së qytetarëve shqiptarë, që sot kanë përdorimin e telefonave celulare mbi 184%, pra mbi mesataren e BE, t’ua kthej sipas qefit të qeverisë, në një fatkeqesi, duke ju kontrolluar por dhe fallsifikuar nëpërmjet tij çdo gjë private dhe intime në komunikimet e tyre”, tha Berisha.

Sipas tij, “fallangat e Ramës do të futen si hije të zeza e të spiunojne, të kontrollojnë, të manipulojnë për qellime dhe interesa të tyre çdo komunikim, bisedë, mesazh, Facebook, E-mail, Viber, Skype, në Internet, Google që qytetaret bëjnë për qëlime strikt private, miqësie, biznesi, dashurie, malli, gëzimi, hidhërimi, fejese, dasme, vdekje dhe të çdo natyre tjetër”.

Berisha ka kërkuar nga qytetarët mosbindje civile për këtë propozim.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të reagojne me çdo mjet demokratik dhe mosbindje civile në mbrojtje të lirisë, dinjitetit të tyre, privatësisë së komunikimit të tyre, të drejtës së tyre kushtetuese për fshehtësinë e komunikimit, duke mos dorëzuar IMEI-n e celularit të tyre.

Ju bëj thirrje kompanive celulare të zbatojne vendimin e Gjykatës Europiane dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe të mos shndërrohen në një mjet terrori psikologjik të regjimit policesk të neo-bllokmeneve, por të sillen si kompani seorioze europiane, ashtu sikurse dhe janë!!”, shprehet ai./b.l

Share This Article
18 Comments
    • Sala.ka te drejte ,policia nuk ka te drejte te kete IME e telefonave te qytetareve,
      por nqs do info per ndonje qe kryen krim ja kerkon ate companise celulare…..

  • Kudo ne boten perendimore,jo ne boten e trete te vellezerve te Salih Berishes,te gjith personat qe kane telefona ose celulare i kane te regjistruar. Quhet IMEI ose MEID ose ESN.
    Saliu me halldupet e tij jane injorante dhe i duan gjith shqiptaret te mbeten te tille.
    Ashtu si Salih krimineli dhe hajdutet,teroristet etj.kane te njejtin mendim si ishkryeministri dallkauk me vellezerit hoxhallare.

  • Vetm tek korej aty te ka mbetur ora jote. Sa ishin ata te kores ne krye te shteti ti ishe sahanlepirsi i tyre e tash po i kritikon.Natyrish pore je ke zili asaj jet qe ke bere ma ta.!

  • Si mund te jete njeriu kaq i papergjeshem per ato qe thote smerret vesh. Nese me verte do ti japesh qeverise nje mesim per ato bej nje reforme te perkryer ne drejtesi. Kshuqe edhe qeveria ska se si te abuzoj me pushtetin. Mos flit gomarrliqe.

  • Ti ke pergju motren e Taulant Balles,grate e Edi Rames,Grun e Veliajt,vetem mbesa jote Sadije te shpetoi pa pergju,Tu kthy me dy-tre kopila ne dere dhe te tha:-Mbaji,se i kam zane brenda kulles!

  • Mos u hiq sikur i di te gjitha o Sali. Po te tregoi une. Ketu ne Gjermani eshte normale procedura e regjistrimit jo vetem karta e tef. Por dhe numri i “sasise”. Keshtu parandalohet krimi. Pra nuk jemi pas Korese por dhe pas Gjermanise.

  • Ben
    Mos fol kot se ne Be nuk jane te rregjistruar numrat mobile se numrat e aparatit jo qe jo.
    Une jetoj prej 16 vitesh ne nje vend te Be dhe nuk kam numer te aparatit celular dhe dhe as numrin mobil te dorzuar ne zyra shtetrore vetem ne se e jap vete per arsye pune punedhensit.Nese simpatizantet e Ps mbrojne nje vendim absurd mire le ta mbrojne por neser kur te iki Ps nga pushteti cdo thoni? Mos mbeshtetni cdo gje per inat te Pd se do pendoheni o te mjere.Kjo tregon kulturen dhe nivelin mendor te popullit te trashe shqiptar.Shqiperia nuk behet kurre sepse si popull jemi 200 vjet pas dhe 50 anash popujve te zhvilluar.E gezofshi kete maskarade se ne si maskarej vetem maskaralleqet pelqejme

  • Koli ke te drejte per cka thua per aparatet celulare ne BE.
    e gjitha eshte nje show,dhe ketu kuptohet se sa serizisht e ka marre Ripjellja punen,bashke me plerat qe iken ata te Pd.
    Cdo kush qe ka udhetuar nga qorrat e shqiperise ne Be ka perdorur qofte dhe nje karte SIM te nje shteti te BE,dhe askush nuk i ka kerkuar IMEI cod apo lesh ne tresh.
    Injoranca nuk ka kufi……………..

  • Ku eshte e keqja?
    Ne jemi popull e nuk kemi frike te pergjohemi!
    Por ti dhe Basha keni frike se Zoti e din cfare kurdisni nepermjet celulareve!
    A nuk ka ardhur koha te pergjohemi te gjithe!
    Eshte e perkryer tani kur krimi po ben kerdine ne cdo aspekt!
    Ti nuk je me Kryeminister!
    Je nje deputet i thjeshte,rri e mbaj vendin,mos dil me ne skene!
    Partia ka kryetar!
    Mjaft bere show me not,me niper e mbesa etj.etj.
    Nuk te duam me ne ekranet e TV-se!
    Me hoqen nga puna se te perjeaha ty,por ti me zhgenjeve sic ke zhgenjyer miliona njerez!
    Na more pronat!
    Na le te varfer!
    Mos dil me ne TV se vetem te mallkojme!
    Sa me rralle te dalesh aq me mire do besh!
    Jo per moshe,por je FESATCI!
    Bile ik fare nga politika!
    Mjaft u pasurove!
    Iiiikkkkkkkk!

  • Opo me vjen shume inat ! Pse na nxier gjithmon ne vend te dyte ky?. Vendin e dyte pas Gjermanise ne ekonomi,dhe ja tani vendin e dyte pas Kores se Veriut per celularet.!
    O me falini ,keto dite do komunikoi vendin e pare ne bote per vjedhjen ne Banken e SHtetit,pasi do te jete rasti I pare ne bote qe vidhet per 4vjet rresht, .

  • Askund ne BE nuk regjistrohen numrat e aparatit. Mos beni kot sy leshin e budallain vetem per te dale pro qeverise. Mos nisemi kush e kundershton, por ky duhet quajtur veprim absurd i atij qe e ben, kushdo qofte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *