Klubi i riformuar për të dytën herë në vitin 2011-të, po kërkon prej kohësh përforcime të reja, sidomos në sulm ku sulmuesi i Catanias (i huazuar një herë tek Carpi pastaj tek Bari) duket fare pranë transferimit. Sipas “Tuttomercatoueb”, Çani ka thënë “Po!” dhe tashmë po diskutohen vetëm detajet e kontratës dhe mënyrës së transferimit. Më 29 Shkurt të 2012, në miqësoren me Gjeorgjinë në Tbilisi, Shqipëria do të gjente sulmuesin që nga të gjithë u konsiderua pasuesi më i denjë i Erjon Bogdanit në kombëtare. Që në ndeshjen e tij debutuese me kuqezinjtë, Edgar Cani arriti të shënonte dhe të bindte trajnerin e sapo emëruar Xhani De Biazi që ta përfshinte në planet e tij për eliminatoret e ardhshme. Mirëpo karriera e ish-sulmuesit të Polonisë së Varshavës erdhi në rënie, duke patur një impakt të drejtpërdrejtë edhe në kombëtare. Transferimi në Serinë A te Katania rezultoi një zhgënjim total për sulmuesin shqiptar, që nuk arriti të lërë gjurmë as te Karpi në formën e huazimit. Edhe pas aktivizimit për disa muaj te Bari në Serinë B, 25-vjeçari nuk ka mundur të rigjejë shkëlqimin e dikurshëm kur luante në Serinë B. Aktualisht Edgar Çani është në merkato, ku kuotat e tij kanë rënë ndjeshëm. Skuadra më e favorizuar për të siguruar shërbimet e tij është Salernitana që sezonin e ardhshëm do të luajë në Lega Pro. Mediat italiane zbulojnë se drejtuesit e Salernitanës tashmë e kanë arritur marrëveshjen me lojtarin, por problem mbetet Katania, që ka në pronësi kartonin e tij. Duket e pabesueshme si një futbollist i Serisë A, nuk mund të gjejë skuadër as në Serinë B. Sikur të mos mjaftonte ky fakt, në Shqipëri raportohet se Partizani është në kontakte të vazhdueshme me të, për ta bërë pjesë të Superiores. Çfarëdo që të ndodhë, të firmosë me Salernitanën apo t’u bashkohet të kuqve, Edgar Çani është i destinuar të qëndrojë larg kombëtares.
