Policia e qytetit verior ka vijuar edhe ditën e djeshme operacionet antikanabis në zonat e thella të këtij rrethi, duke zbuluar dhe asgjësuar 3468 rrënjë hashashi, të mbjella në 19 parcela tokë pa pronar. Policia tha se lokalizoi sipërfaqet me drogë në vendet e quajtura “Mali Prroi i Poligonit”, Laç-Vau i Dejës, ku u gjetën rreth 300 bimë. Në fshatin Benë të komunës Shllak u gjetën 16 parcela me 3006 rrënjë hashashi dhe te “Pylli Ndërluma”, komuna Iballë e Pukës, u korrën në një parcelë të fshehur 165 rrënjë kanabis sativa.
