Krimi kibernetik, Rusia vjedh 1.2 miliardë fjalëkalime

anazapta

Një rrjet kriminal rus ka vjedhur 1.2 miliardë fjalëkalime, të dhëna të përdoruesve të Internetit si dhe 500 milionë adresa të postës elektronike, kjo sipas një hulumtimi të kompanisë private të sigurisë “Hold Security” të publikuar në të përditshmen “New York Times”. Në mesin e të dhënave të vjedhura figurojnë materiale që i korrespondojnë rreth 420 mijë faqeve interneti, duke përfshirë edhe të dhëna të të famshmëve. Gazeta amerikane ka theksuar eksperiencën e kompanisë “Hold Security” në zbulimin e krimeve kibernetike, duke kujtuar këtu vjedhjen në vitin 2013-të të dhjetëra milionë të dhënave nga kompania “Adobe”.  Kompania amerikane  e specializuar në zbulimin e shkeljeve ka thënë se nuk do të identifikojë kompanitë viktima për shkak të klauzolave të konfidencialitetit dhe nga frika e kompanive të prekura, që faqet dhe llogaritë mund të vazhdojnë të mbeten të pambrojtura.  “Gazeta “New York Times” i ka kërkuar një eksperti sigurie që nuk ka lidhje me “Hold security” që të analizojë të dhënat e raportuara nga kjo firmë dhe ai konfirmoi se ishin autentike. Një tjetër ekspert i krimit kibernetik, i cili ka parë të dhënat tha se disa kompani të mëdha janë në dijeni që të dhënat e tyre janë në mesin e të dhënave të vjedhura. Alex Holden, një nga ekspertët e “Hold Security” tha se disa nga faqet e internetit janë ende të pambrojtura. Nga kjo vjedhje janë prekur me qindra mijëra faqe web. Lista është e gjatë dhe përfshin shumë kompani thuajse në të gjithë botën, gjithashtu edhe një numër të madh faqesh të vogla, apo personale”, thuhej në raportin e “Hold Security”. Holden, i ngarkuar për të analizuar sigurinë e faqeve të internetit të korporatave, ka vendosur të bëjë publike të dhënat e vjedhjes në internet këtë javë që përkon me një konferencë të industrisë të sigurisë dhe të njoftojë faqet vogla se si të rregullojnë këtë problem. Kjo vjedhje e të dhënave vjen pothuajse një vit pasi një grup hakerash nga Evropa Lindore vodhi të dhënat e 40 milionë kartave të kreditit dhe 70 milion të dhëna telefonike dhe postare të kompanisë “Target”.  “Hold Security” e cilësoi këtë rast si vjedhjen më të madhe të të dhënave të njohur deri më sot. Synim i hakerave nuk kanë qenë vetëm kompanitë e mëdha, por edhe individë të ndryshëm. Dmitri Alperovitch, zyrtari më i lartë i teknologjisë në firmën kibernetike CrowdStrike tha për ‘Reuters’ se fjalëkalimet e vjedhura mund të përdoren për të hyrë në llogari të tjera, për shkak se njerëzit zakonisht përdorin të njëjtat fjalëkalime për faqe të ndryshme. Përgatiti: Ornela Jaupi

Share This Article
3 Comments
  • Cfare mund te presesh nga Ruset hajdute dhe barbare kane qene dhe jane ne shekuj.

    Te vetmen gje qe dine te bejne eshte te pushtojne te grabisin te vrasin te perdhunojne.

    Njerez pa intilekt pa zanat njerez parazite ne kurriz te tjereve. Lere pa Putini do dhe te pushtojew boten.

    Po u be bota si puna juaj cfare do ndodhi pastaj armageto ? se nuk do mbesi me njeri per ti vjedhur apo te ndenjur parazit ne kurriz.

  • O shef/. Edhe ky Tarrasi eshte nje nga ato molusqet e ”universiteteve” te Salkes e of commpany.
    Keshtu vazhdo Tarrasi………………. ta – rras- pas .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *