Zv.kryeministri Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në zonën turistike të Valbonës, ku inspektoi punimet në rrugën Bajram Curri- Valbonë, një segmente që ka nisur të ndërtohet prej tri vitesh, por ende nuk ka përfunduar.
“Është një rrugë shumë e rëndësishme që i jep një frymëmarrje të madhe një zone turistike që është zhvilluar me forcat e veta dhe këtë duhet ta themi”, tha Peleshi.
Numri dy i qeverisë tha se për Tropojën ka një plan zhvillimi, që përfshin shumë komponentë, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e turizmit të zonës.
“Plani ynë për zonën e Tropojës është një plan integral. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e një cope rrugë apo të një ujësjellësi. Ne duam që të përfundojmë një plan zhvillimor që i ka të gjithë komponentët brenda që nga infrastruktura, ujësjellësit, kanalizimet, shërbimet, zhvillimin e turizmit”, tha Peleshi.
“Këtu potenciali i turizmit është shumë i madh. Pa programe mbështetje dhe kjo zonë ka arritur sukses sepse ka rritur shumë numrin e turistëve. Dhe është për t’u thënë me turp që bukurinë e kësaj zone e kanë zbuluar më parë të huajt sesa shqiptarët nga pjesët e tjera të Shqipërisë, sepse ka më shumë të huaj vizitorë sesa shqiptarë”, tha Peleshi.

Do jete plan Peleshi”’
Po ndonjë plan urbanistik për kullën shpellare të Viçidolit a kini ? Aty lindi ideatori i kapitalizmit tropojan pa din e pa iman i stilit berisha!? Sa për dijeni ky kapitalizëm ja kaloi atij amerikan,anglez,francez dhe na radhiti pas Gjermanise !? E kupton dot këtë zhvillim marramendës apo jo ? Turp qe ideatori i tij te mos ketë një kullë për të qënë! Shkruani aty dhe formulën magjike të këtij kapitalizmi ” sapo unë saliuja u jap,futet sahiti dhe ja u mer fap e fap”!? Turistët do të mësyjnë pa hesap te kulla dhe te formula? Tung!