Vjedhjet, një fenomen recidivist dhe tepër shqetësues

anazapta

Letër e nënshkruar në DITA

Nëpërmjet këtij shkrimi dëshiroj të denoncoj e të bëj publik shqetësimin tim e të mbarë qytetarëve mbi përmasat shqetësuese të fenomenit të vjedhjeve veçanërisht këto ditët e fundit. Të shqetëson veçanërisht fakti se vidhet përditë e kudo dhe gjithçka, duke gërryer ekonominë tonë të brishtë. Njerëz vandalë e të papërgjegjshëm turren me hyxhym; vidhen në mënyrë të përsëritur telat e linjave elektrike dhe telefonike, vidhet energjia elektrike dhe uji i pijshëm, vidhen transformatorë, kapakë pusetash e gjithfarë hekurishtesh për skrap. Vidhen në mënyrë përsëritëse argjendari madje edhe me pasojë vdekje dhe plagosje. Xhepistët zbrazin xhepat e hallexhinjve. Po kështu në mes të ditës e në mes të Tiranës grave u rrëmbehen çantat nga duart dhe varëset nga qafa. Gjithashtu vidhet edhe abuzohet hapur dhe ashiqare me gramaturën e bukës, orizit, miellit, sheqerit etj. Dhe për fat të keq organet e kontrollit nuk veprojnë të ndalin këtë zhvatje që u bëhet qytetarëve. Zaptohen nga matrapazët uzurpatorë, plazhet publike. Gjithandej vjedhje dhe abuzime që kulmoi me megavjedhjen e Bankës së Shtetit. Prandaj kundrejt autorëve keqbërës duhet zero tolerancë e të veprohet urgjentisht me rreptësinë dhe ashpërsinë e ligjit.

Nga Pali Nito

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *