Një bashkëbisedim i pazakontë Luli-Grida dhe dy dashnorë të zhuritur

anazapta

Ky tekst që po ju servirim është një bisedë që ka mbushur rrjetet sociale ditët e fundit. Shumë faqe në Facebook e kanë shpërndarë duke pretenduar se bëhet fjalë për një bisedë reale. Por çfarë është ky tekst? Në programin Whatsapp të telefonit është zhvilluar një bisedë mes Lul Bashës dhe Grida Dumës. Aty flitet për situatën në parti dhe avazin e Berishës për të mos hequr dorë. Fillimisht Basha pyet Gridën se si shkojnë gjërat, dhe ajo i përgjigjet se dielli është i nxehtë dhe plazhi shkon mirë. Basha sqaron sërish Gridën se e pyeti për punët e partisë jo të qejfit, dhe ajo i thotë se “tashmë e kemi nën kontroll partinë dhe meqë e nisëm duhet ta bitisim”. Basha i thotë se “Berisha vazhdon avazin”. Grida ndërhyn duke thënë se Erion Isufi, (kunati i Bashës) kishte takuar Jozefinën dhe sipas Gridës janë bërë si dashnorë të zhuritur sikur s’e kanë pas aty njëri-tjetrin. Nuk kuptohet nëse këtë e ka për Erionin dhe Jozin apo për Berishën dhe Jozin?! Gjithsesi, ky tekst tregon edhe një herë se si funksionojnë gjërat në PD. Edhe nëse nuk është i vërtetë, ai që e ka përpiluar është munduar të tregojë realitetin në atë parti, që në fakt është bërë si han pa porta.

chat

Share This Article
8 Comments
  • Ky eshte montim sepse 7 mesazhet e fundit derguar njeri – tjetrit jane te gjitha brenda nje minuti pre te gjitha ne 12:36. Edhe verbalisht te komunikohej nje minut nuk do mjaftonte. Shkoni o njerez dilni ne protest kunder fullanit e mos u merni me shashka interneti.

    zz

  • Duket qarte qe eshte i perpunuar, aty thote Grida Duma last seen 12:31PM kurse mesazhin e fundit e ka deruar ne 12:36 aty del bllof. Dhe shkrimi kalon mbi orarin qe eshte derguar msg qe nuk ndodh.

  • Shiko ku e mban doren Lulushi.
    E mira do ishte ta vinte edhe nje dore prapa,per tu ruajtur,se s’i dihet.

  • E pyeten ariun : Do bejne dardhat sivjet o ari? E ariu tha : Do bejne se me hahen mua! Edhe ky dialog imagjinar enderrohet si i vertete. Mllefi kunder Grides nxit fantazine e DITE-s.

  • Ca bufi ai qe e ka bo kete. mesazhet me tik, dmth te lexuarat duhet te ishin ato qe Grida i nis Lulit derisa gjoja eshte tel i Grides, ky bufi i ka bo qe me tik i dalin Grides mesazhet qe nis ai 🙂

  • po loqe po, nuk osht whatsap o bole, osht BBM, dhe ashtu del ne BBM.
    edhe mesazhet duket qe jane shkrujt me nxitim, pranej ben sens dhe ora 7 mesazhe per 60sec nuk eshte noi gjo e modhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *