Një elektricist ka gjetur vdekjen pas rënies në kontakt me energjinë elektrike, në rrethana që po hetohen nga policia e Korçës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytezën e Maliqit, teksa Besnik Qeraxhi, 50 vjeç, banues në Moglicë, ishte duke punuar për riparimin e një defekti, kur ra në kontakt me energjinë elektrike. Elektricisti u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. Burime zyrtare thanë se 50-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Maliqit, ndërkohë që po hetohet nëse kolegët e tij kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë.
