Edhe ti në “Kristal” o Fate?!

anazapta

Çdo ditë dalin emra personash që punojnë aktualisht në zyrat e shtetit dhe që janë pranë qeverisë që kanë diploma nga universitetet më me emër për sa i përket famës së tyre, si ato kioska që shisnin diploma. Më i fundit është  këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj.

Mediat kanë zbuluar se ai ka rënë “viktimë” e universiteteve private që mbyllen me urdhër qeverie. Ne kërkuam në faqen e tij personale www.velaj.com (print screen) dhe mësuam se  Fatja ka një diplomë nga universiteti “Kristal”. Ai ka kryer një Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2011, me një tezë prej 73 faqesh, siç shkruan në faqen e tij personale në internet.

Teza ka të bëjë me “Evropa mes meje dhe jush, njohje e beckground-it të njëri-tjetrit”. Teza e tij e masterit është drejtuar nga prof. dr. Vasillaq Kureta, njëherësh dekan i Fakultetit të Shkencave Politike pranë këtij universiteti.

Në fakt, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këto diploma të marra tashmë, nëse ato automatikisht do të quhen të pavlefshme, meqenëse edhe universitetit iu hoq licenca.

Kjo ishte një nga reformat e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë “Rama”, pa menduar se prej këtij vendimi cenohen edhe disa prej deputetëve dhe vetë ministrja Nikolla, pasi diploma e tyre, me këtë nivel që u paraqit për këto universitete, vihet në dyshim, pavarësisht punës, vlerësimeve që deputetët dhe ministrja kanë marrë në kohën kur kanë qenë studentë.

Universiteti “Kristal” mori famë të keqe disa kohë më parë, kur plasi edhe skandali i diplomës së të birit të ish-kreut të Lega Nord, Umberto Bossi.

Share This Article
18 Comments
  • O fate dereziu po ti mire je elektricist c’tu faneps politika ty. O fate figura je kthyer ne personazhin me qesharak ne vlore. Ta gezosh o “piktor”. Ahahahah.

    • @@@ E kam thënë,do ta them e stërthem se asnjë lloj pushteti,i djathtë,i majtë,i qëndrës, i bishtit…nuk i do njerëzit e mençur dhe me integritet? Janë telash për cdo pushtet e lider!? Pse pak luftuan para zgjedhjeve të 23 qershorit stafi i ” Dita-s” për të sjellë të majtën në pushtet? Madje atëhere ju kam thënë shumë njerezve se e majta do të vijë me siguri në pushtet nga forca demaskuese dhe analizuese e papërballueshme e “Dita-s”? Dhe erdhi. Po a donin motivim këta njerez qe luftuan me mprehtesinë e penës e te fjalës për ty? Sigurisht që donin? Por kjo nuk ndodhi !? Nuk ndodhi sepse integriteti i njerëzve të “Dita-s” do të vinte në kundërshtim me filozofinë e cdo pushteti !? Sepse gazetari është mësuar në luftë të përditëshme me te keqen? Por gazetarët,pavarësisht nga bagazhi i dijeve mbeten gjithnjë shërbëtorë të politikës. Politika si kurvë që është do pranë vetëm njerëz të kurvllëkut!? Te “dita” ky kontigjent nuk ekziston dhe kështu pushteti nuk të pranon??? Me zë e me figurë shembullore i kapi gazetari trim Artan Hoxha vrasjet e 21-janarit,dëshminë më të fortë dha në dobi të pushtetit pasardhës por…, cfarë i dhanë Artanit në shënjë mirënjohje ? Një falenderim pa letër,pa dëshmi…!? Nuk bënin për dëshmitarë të pushtetit të ri. Pushteti dhe gazetaria ushqehen në kahje të kundërta,i pari në luftën e pushtetit,e dyta në luftë me të keqen që lulëzon piksëpari në pushtet!? Dëshmitarët me mënd e me integritet nuk bëjnë për pushtet? Për pushtetin e kurvllëkut sigurisht!? Për pushtetin e mosmirënjohjes natyrisht!?

    • Une i hyra faqes se Fate Velaj http://www.velaj.com
      Cdo gje eshte eshte e publikuar. Une kam qene vete pjesemarres ne gati te gjitha aktivitetet e tij ne univesitetin e Vlores. Sa here qe sillte cdo muaj ambasadoret e vendeve te BE dhe organizonte simpozieme ashtu edhe neper ekspozitat e shumta ne Vlore. Por, nese kerkoni ne faqen e tij do gjeni cdo gje. Ose me mire kerkoni ne faqen e gazetes Dita qe “cuditerisht sot” ka nxjerre nje foto te marre jo nga CV por nga pikturat. CUDI.
      edhe temen e diplomes ne Vjene si dhe ate ne Tirane e ka te publikuar ne faqen e tij. Ajo qe me cudit mua eshte se ai univesitet ka qene i akredituar dhe profesoret si dhe programi ka qene legal dhe nuk eshte studiuar XHIHADI por lendet qe kane qene dhe ne Universitetin shteteror.
      Fate Velaj nuk e krijoi emrin duke ngrene fara luledielli si disa BQ-ista interneti qe orgasmen e kane ne tastiere duke shkruar per te tjeret, po aty ku shumica e politikaneve shqiptare nuk hyjne dot. Lexoni faqen e tij http://www.velaj.com
      lexoni CV, Activities, Opinions…etj dhe aty do gjeni ate qe jo vetem ju por shume e shume e shume politikan apo kush doni ju te merrni shembull nuk e ka arritur.

    • Cfare u be me diplomat e akademise ushtarake “Enver Hoxha” qe ne doktrinen e saj kishte teorine e mbrojtjes partizane larg atyre te NATO? cfare u be me gjithe ata mesues e pedagoger qe kishin studiuar Filozofi e “Histori Partie”?.
      Te gjithe ata qe kane marre diploma ne universitetet qe u mbyllen duhet tu njihen nese jane ne gjendje ti konvertojne ato ne Universitetin shtetetor. Pra, kush nuk do ti humb diploma duhet ta mbroje ate. Ka pasur shume djeme e vajza qe kane studiuar ne yo dhe nuk “denohen” me nje gome.
      Dhe mesa pashe une ne faqen e Fate Velaj tema me te cilen ka mbrojtur diplomen duket dinjitoze dhe i takon atij ta mbroje ate apo jo.

  • ore ne si fis jemi te majte te thekur e nuk ndryshojme me asgje po dhe EDI me duket se e mbushi kryeministrine me kerrcunj nga terbaci….vertet lind pyetja se citat merita ka ky fatja qe eshte ne ate post????pervecse ishte deshmimtar ne ceshtjen e ”veshit”
    rrofte kristali,qe smbeti kercu pa e gdhendur

    • Nuk ka rendesi fshati nga e ka origjinen njeriu o drejtesia e leshit. Dhe sa per ate faten e ke nga kanina. Po ca rendesie ka?! Qe fatja eshte injorant fodull nuk eshte faji i kanines.

  • Vone e paske marre vesh o zoti gazetar!
    A i lexoni CV-te e njerezve qe perzgjedh Rama apo ju shkoni ne besim!
    Fate Velaj ose apologjia ekstreme e unit, sepse e vetmja gje qe di te beje shume mire eshte te flase papushim per veten.
    Si keshilltar kulturor ka nje problem thelbesor sepse nuk arrin te artikuloje qarte dhe sakte mendimet ne gjuhen standarde shqipe.
    Nuk ka autogol me te madh per nje narciz si Rama.

  • Po ky do behej kryetar bashkie ne vlore o?! Urime edhe pper foton. Shume fotozhenik fatja. Vai a lavorare fateeeeeee.

  • Ju lutem pyeteni Faten a e ka diplomen e shkolles se mesme naten, apo i ka humbur?
    Ne se e ka a mund te na nxjerre nje kopje ta shohim per rezultatet e larta qe ka pasur dhe t’ua tregojme femijve tane qe ta kene si shembull dhe te motivohen?

  • HAHA ..HA PO KY ELEKTRICISTI I TURNIT TE TRETE NE FABRIKEN E CIMENTOS VLORE U BE ME DIPLLOME …………..DMTH NGA KLASA E PESTE KALOI NE UNIVERSITET LESHI KUJE O…KUJEEEEEEEEEEEEE O SHQIPERI:
    ” O POPULL O QEN BIR QENI, O POPULL O FUKARA……………………….”
    PSE KETA PO NA DREJTOJNE NE………………………….???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Epo i majte, familje komunisti, i joni, i partise si Lenka dhe injorantet e tjere te ish byrose politike….

  • Poi fatja te na tregoje nje here se
    -cfare pune ka bere ne Austri nga 91 e ketej..
    – Perse nuk e beri universitetin aty ne Austri ku edhe jetonte ?????

    • E kam thënë,do ta them e stërthem se asnjë lloj pushteti,i djathtë,i majtë,i qëndrës, i bishtit…nuk i do njerëzit e mençur dhe me integritet? Janë telash për cdo pushtet e lider!? Pse pak luftuan para zgjedhjeve të 23 qershorit stafi i ” Dita-s” për të sjellë të majtën në pushtet? Madje atëhere ju kam thënë shumë njerezve se e majta do të vijë me siguri në pushtet nga forca demaskuese dhe analizuese e papërballueshme e “Dita-s”? Dhe erdhi. Po a donin motivim këta njerez qe luftuan me mprehtesinë e penës e te fjalës për ty? Sigurisht që donin? Por kjo nuk ndodhi !? Nuk ndodhi sepse integriteti i njerëzve të “Dita-s” do të vinte në kundërshtim me filozofinë e cdo pushteti !? Sepse gazetari është mësuar në luftë të përditëshme me te keqen? Por gazetarët,pavarësisht nga bagazhi i dijeve mbeten gjithnjë shërbëtorë të politikës. Politika si kurvë që është do pranë vetëm njerëz të kurvllëkut!? Te “dita” ky kontigjent nuk ekziston dhe kështu pushteti nuk të pranon??? Me zë e me figurë shembullore i kapi gazetari trim Artan Hoxha vrasjet e 21-janarit,dëshminë më të fortë dha në dobi të pushtetit pasardhës por…, cfarë i dhanë Artanit në shënjë mirënjohje ? Një falenderim pa letër,pa dëshmi…!? Nuk bënin për dëshmitarë të pushtetit të ri. Pushteti dhe gazetaria ushqehen në kahje të kundërta,i pari në luftën e pushtetit,e dyta në luftë me të keqen që lulëzon piksëpari në pushtet!? Dëshmitarët me mënd e me integritet nuk bëjnë për pushtet? Për pushtetin e kurvllëkut sigurisht!? Për pushtetin e mosmirënjohjes natyrisht!?

  • Fatja ka qene konsull nderi ne Austri,interlokutor i parlamentit Austriak,kalores i legjionit te nderit te brepublikes se Austrise!Hiqeni mor ate ftyre hajduti aty,se keni vene zhelal mziun socialist!Budalla e dini kete popull!

  • Po Fatja eshte nje nga ata qindra drejtore qe emeroi Edvini gjate ketij viti ne te gjitha ndermarjet dhe institucionet e vendit.
    Kane dale neper gazeta emerimet e bera ne Korce ku te emeruarit jane biznesmene me diplloma nga ato te ketyre universiteteve, nje pjese te te cileve ja u kane blere baballaret.
    A i doni emrat?…………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *