“Udhëzimi yt na mori të keqen, kryetar”

anazapta

Mesila Doda ironizonte dje. “Udhëzimi i Bashës na mori të keqen”, -shprehej ajo. Nga ana tjetër linte të kuptohej se hairin kësaj punës së Udhëzimit mund t’ia shihte me siguri Aldo Bumçi. Po si është kjo puna e Udhëzimit? Udhëzimi është në fakt Qarkorja e posaçme dhe e jashtëzakonshme që Lulzim Basha shpërndau për të disiplinuar rregullat e lojës gjatë zgjedhjes së strukturave të PD-së në rrethe. Ndonëse është një Qarkore dhe Udhëzim tërësisht anti-statutor, pasi rregullat në fakt i shkruan statuti dhe jo ndonjë direktivë provizore (çfarë emergjence kishte?) po rezulton se as kjo Qarkore nuk po funksionon. Për shembull, një nga pikat e Qarkores ishte që asnjë nga kryetarët aktualë të degëve të PD-së në rrethe, nuk mund të rikandidonte. Mirëpo, rregullat e Qarkores edhe vlejnë, por edhe shkelen ndonjëherë me leje. Dy shembuj janë regjistruar në shkelje të hapur të këtij rregulli të statutit deri më tani, rasti i Xhelal Mziut në Kamzë dhe i Viktor Duros në Kolonjë. Të dy kanë qenë më parë kryetarë dege, të dy e kishin të ndaluar të rikandidonin në bazë të Qarkores, por të dy rikandiduan dhe u rizgjodhën kryetarë. Janë këto dy raste të shumëdiskutuara mes deputetëve të PD-së që kanë shkaktuar shumë debate dhe e kanë bërë dhe Mesila Dodën të ironizojë duke përdorur dhe figurën gati-komike të Aldo Bumçit në kontekstin e “aman shkeleni dhe për Aldon Qarkoren se duket i lezetshëm shumë, le të ri-zgjidhet dhe ai kryetar i PD-së së Tiranës”. Në disa raste rezulton se ka pasur shkelje spektakolare të rregullores. Për shembull rregullorja përcakton se duhet të jenë prezent në mbledhje të paktën 7 anëtarë të seksionit që filtrojnë kandidatët, por rezulton se shumë kandidatë janë filtruar dhe me vetëm dy anëtarë seksioni, dy persona të ulur në një kafene që vendosin se kush do kandidojë dhe kush nuk do kandidojë. Në fakt, e gjithë kjo histori, që tashmë është kthyer në objekt ironie dhe talljesh në rrjete sociale mes zyrtarëve të PD-së, nuk është gjë tjetër veçse një zbatim në terren i një Udhëzimi anti-statutor, që nuk është dhe aq i rastësishëm. Dje PD-ja nëpërmjet një komunikate zyrtare shprehej se zgjedhjet në Kamzë ku u rizgjodh Xhelal Mziu ishin një shembull demokracie…ec e merre vesh. (!)

 

Çfarë është Udhëzimi

Pasi Basha kapi kreun e Partisë, ose më saktë, pasi Basha u instalua në prehrin e kreut të pandryshuar të partisë, ai firmosi një rregullore. Rregullorja parashikonte që në çdo degë të PD-së do të dërgohej një delegat i kryetarit dhe një koordinator i posaçëm që do të organizonte zgjedhjet në çdo degë. Do të merreshin këta koordinatorë me të gjitha detajet. Kush i caktonte këta persona? Sërish Lulzim Basha. Ndaj dhe në PD-të e rretheve kanë nisur ‘vicklat’ pasi shumëkush në këtë parti, e di mirë se në fakt koordinatorët përfaqësojnë thjesht vullnetin e kryetarit për spastrim përfundimtar. Të gjithë koordinatorët janë pjesë e një ekipi shoqesh dhe shokësh apo të besuarish të Bashës (kupto Berishës), që në vitin 2013, nuk e bënë dysh fjalën e doktorit për të mbështetur Lulzim Bashën për rrethe për të çuar porosinë deri në fund. Grupi i Genc Pollos, i përbërë nga Kreshnik Çollaku, En(n)o Bozdo, apo Fahri Balliu, Petraq Milo, etj etj, janë një dorë të deleguarish-specialë që kanë gjithë besimin e Bashës. Në dukje, po jepet ideja sikur kryetarët e zgjedhur kanë një farë larmie në  rrethe të ndryshme, por e vërteta është se kryetarët që po zgjidhen janë të gjithë persona që jo vetëm kanë mbështetur Bashën gjatë fushatës së tij për kryetar partie në korrikun e vitit të kaluar, por njihen dhe si kundërshtarë të ashpër të një grupi deputetësh në PD që Basha i ka halë në sy. Qarkorja e Bashës për organizimin e zgjedhjeve nëpërmjet koordinatorëve të deleguar prej tij, ndër të tjera, nxori kundrapedal dhe grupin parlamentar të PD-së, duke neutralizuar tërësisht sidomos grupin që Basha e ka më shumë merak: Topalli-Bode-Ruli-Patozi. Imagjinoni pak, ish kryetarja e Parlamentit, dy ish-ministra të rëndësishëm të PD-së, ish-kreu i grupit parlamentar, jo vetëm që nuk kanë pasur fare të bëjnë me këtë proces, por janë lënë në mënyrë arbitrare jashtë loje, duke u dhënë një mesazh të qartë: Eliminimi i tyre sapo ka nisur. H.Hasani

Mesila faximile

Share This Article
6 Comments
  • Eeee dy raste thoni ju po dhe nji sa per kuriozitet po jua tregoj un Aurel BYLYKBASHI ne Elbasan nje mik i ka hershem i Berishes. Qe ne mledhjen e pare nuk i erdhi as dhe nje nga kuadrot e vjeter e te rinj apo deputete te PD perjashtu Arben Imamin dhe ca sahanlepires.

  • Moj Mesila,c’ke,moj bije?Qysh nga iklja nga kjo jete e te ndjerit Sokol,sikur nuk je ne vete.Ai iku bije dhe qofte i xhehnetit,por ti mblidh mendjen.Ke qene shume e zgjuar,militante e rralle,e zgjuar e gojeshpate.Lere menjane dhembjen e te ndjerit dhe thirri mendjes.

  • Nuk me bejne pershtypje ironite e Mesila Dodes sepse dihej se c’do te pillte mendja idiote e Bashes por kenaqem sa here shoh foton ilustruese.Fantastike edhe ti thuash te qendrojne ne ato pozicione nuk do te mund te arrihej ky rezultat. Dicitura – Dy hu-dheheqes famoze njeri i jargavitur e tjetri i vetekenaqur.

  • Po keta te pd-se me ne fund po bejne zgjedhje e me Qarkore, po ka parti te tjera qe nuk mblidhen kurre per zgjiidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *