Korçë, privati rrafshon pyjet e Lozhanit, banorët protestojnë

anazapta

Shfarosja e pyjeve në rajonin juglindor të vendit nuk po frenohet. Vit pas viti duket se rrezja e prerjes se paligjshme të pyjeve është duke u zgjeruar, ç’ka po sjell edhe alarmin e banorëve të zonave të ndryshme.

Pyjet e Lozhanit janë synimi i radhës për shkatërruesit e pyjeve, të cilët çdo ditë sharrojnë dhjetëra metra dru. Banorët e fshatit Lozhan kanë denoncuar masakrën e radhës, e cila është duke u kryer pikërisht në pyllin e tyre, kryesisht me kontrabandë drush, ku kompani të ndryshme pretendojnë se kanë kontrata. Ankesat i janë përcjellë edhe autoriteteve qendrore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *