Laç, bie nga pallati, rëndë në spital punëtori 35-vjeçar

anazapta

Një punëtor 35-vjeçar, ka rënë nga kati i katërt i një pallati ku punonte dhe për pasojë është plagosur në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Laçit, ku Arjan Prenga është rrëzuar nga lartësia mbi 12 metra, teksa po punonte. Mësohet se punëtori i ndërtimit është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Laçit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është rekomanduar dërgimi i tij për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Policia vendore nisi hetimet duke pyetur punonjësit e tjerë dhe po verifikon kushtet e sigurisë në punë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *