Zbardhet ngjarja e sulmit me snajper, por ndodh një tjetër atentat

Bledar Lumani

Policia ka zbardhur motivin e atentatit të djeshëm me snajper në Shkodër.

Atentati me snajper ngfa muret e kalasë “Rozafa” dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur më 6 qershor në lagjen “Bahçallëk”, ku u vra Enver Barbullushi

Objektivi i atentatit nuk ka qenë 40 vjeçari Sadetin Lohja, por Xhabir Shega, i zoti i shtëpisë ku ndodhi plagosja.

Xhabir Shega ka marrë plagë të lehtë në krah dhe nuk është paraqitur në urgjencën e spitalit.

Ndërsa Sadetin Lohja ndodhet në gjëndje kritike për jetën  në spitalin e Shkodrës.

Por, ndërkohë që policia ka zbardhur motivet e sulmit me snajper, në Shkodër ka ndodhur një tjetër atentat.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi një lokal në Shirokë.

Ata kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar në lëvizje.

Por, fatmirësisht nuk ka pasur viktima./b.l

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *