Për shqiptarët, gushti është dhe muaj dasmash. Sintagma që një martohet dhe 100 tërbohen, është e pranishme në disa linja. Më së pari, tek njëqindëshja, përfshihen si ata që tërbohen me hir e si ata me pahir. Tek të dytët, janë ata që nuk kanë asnjë lidhje me çiftin që vë kurorë e atë masë njerëzish në delir, por ja që u duhet ta paguajnë çmimin e të jetuarit në një vend, ku liria nuk është vlerë por ndëshkim. Fjala vjen, rrugët nacionale, si dhe ato kryesoret brenda qyteteve, pushtohen nga varganë automjetesh me dasmorë që as nuk duan t`ja dijnë për të drejtën e tjetrin, për lirinë që mos jenë me zorr pjesë e asaj gjurrulldie e kakofonie burrish e klithmash, që e përfshinë përdhunshëm këdo që ndodhet përreth. Po kështu me ahengjet, sidomos ato në qendra urbane, ku qejfi i dikujt që vijon të jetojë virtualisht në katund, ndahet me banorët e lagjes, të cilët nuk gjejnë derman prej një lloj muzike llahtarë, me tekste të tipit ‘Moj rakia bukuroshe’ e vokale të dehura që e spërdredhin zërin në atë fare feje, që të bëjnë të të spërdridhen zorrët në bark.
Dasmat e dikur ishin ndryshe. Në një jetë të varfër, ato përbënin vërtet gazmende, për lagjen a fshatin mbarë. Por, siç thotë dhe një orkestrant i dikurshëm, i cili ka interpretuar me kitarë deri dhe “Let it be’, ‘Smoke on the water’ apo ‘House of the rising sun’ të Animals, mbërritja e “xenërisë” në dasmat tona, me të cilat u moleps kryesisht Shqipëria e mesme, (ndikuar nga hiti i tmerrshëm ‘Te katër rrugët e Shijakut’), i rrënoi krejtësisht ato, duke iu dhënë një shije fërgese të prishur, sidomos për ata që i përkasin njëqindëshes së viktimizuar me pahir. / E.H.

INJORANCE DHE TURQENI!!!
qe te permirsohen jam dakort por te kopjojme te tjeret jo.apo na pelqen te mbajm me cjap te huaj
Varferi,injorance,prapambetje. Ajo, qe per shume shqiptare, rendom quhet DASEM, nuk eshte gje tjeter, vecse egzaltim i shtresave te uleta ku rrumpalla dhe cecenizmi nuk jane larg njera tjetres. Tinguj te cjerre qe te kujtojne psikiatrine, krisma pistoletash si “shenje hareje” dhe grushta neper fytyrat e pjesemarresve,,,,jane shenjat dalluese te ketyre festave neandertalesh.
Sacha Baron Cohen, shpenzoi shume kohe per te nxjerre ne drite figuren e BORAT, tek filmi me te njejtin emer. Ne Shqiperi, kemi ne cdo “dasem”, skena te tilla.
Edhe pse ekonomikisht, jemi ne vendin e dyte pas Gjermanise. Ne aspektin kulturor, jemi te vetem ne renditje. Cecenia dhe Afganistani, nuk donin qe te krahasoheshin me, me daullet e Dr. Mziut ne Bathoren tone dixhitale.
Dasmat shqiptare jane te padurueshme!
Komplet fallcitet
Blloqe blloqe katundaresh rrofte sebepi shkundim paresh
Kjo fotua ketu eshte mar diku verdall rroskovecit hhahahahahah i njof keta te lodhurit nuk bien veglave po nuk u hodhe ndonje 2mij leksh , te lodhur shum….hahahahhahahahahah mbeshtes komentuaesit me lart dasmat tone jo vetm mjerim por edhe shum lodhese teje te lodhur ndihen njerzit ne dasmat tona…
a se harrova ky eshte grupi i belshit klikoni ne youtube jan te llatarshem ky qe i bie bories eshte i pa par e punon me nje dore…
Aheng 7 dite e nete para dasmes nga darka deri ne mes te nates. Se ka femije e pleq te semure qe naten zoti e ka dhene per te fjetur nuk don tja dije kafsheria maloke e e bath -paskuqe e mzinjve. Tallava, tallava e vetem tallava, njerze te pjerdhur ne tru e moral,
Domosdoshmerisht qeveria e sidomos min. e rendit duhet te hartoje programe per njohjen dhe zbatimin e e normativave te qetesise publike dhe te vere para pergjegjesis pushtetin lokal.
ESHTE PER TWE TE ARDHUR KEQ NE KETE KATRAHURE TANI MARRIN PJESE EDH GAZETAR E PUNONJES TELEVIZORESH SI KOMENTATOR APO KAMEROMAN TE CILET ME ORGANIZIMIN QE U BESOHET TE DASMAVE PO I KTHEJNE DASMAT TONA SICFAQJE ESTRADASH TE CKOMBETARIZUARA NGA CDO GJE E BUKUR E KOMBIT TONE
Kuptohet qe keto psikopatlleqe kane filluar ne fillim te veteve 90.
Jam martuar ne vitin 1996 dhe kur i shikoja keto me buri dhe makina me lule, vendosa:
Asnje te mos i bie burise, muzike me ze te ulet ne shtepi, dhe jo orkester ne lokal, ku te afermit hedhin pare pa hesap per orkestraxhijte. Pra vendosa me DJ dhe me volum te kontrolluar.
Rezultati: besoj se ne rruge nuk me ka share njeri sepse sigurisht nuk i plasi dikujt se u martova une, dhe njerezit e dashur nuk harxhuan asnje lek per ti hedhur orkestres. Mendova se do me hidhnin mua ndonje lek por aha….Paret duhen per ahengxhijte