Stalla për shqiptarët, saraje për vete

anazapta

Gjatë 22 viteve në politikë e në pushtet, “berishët” kanë lënë shumë gjurmë në shoqërinë, shtetin, politikën, ekonominë, diplomacinë, arsimin, shëndetësinë, papunësinë dhe jetën e shqiptarëve. Ata mbahen mend për piramidat që u hoqën shqiptarëve edhe “brekët”. Mbahen mend për kaosin dhe mashtrimin me pronat, për dhunën dhe burgjet ndaj mediave, për zgjedhje-vjedhje votash me dhunë policore, për masakrimin e opozitës me shkopinj e qyta armësh policie dhe shqelma SHIK-u. Mbahen mend për gjoba dhe rrëmbim e zhdukje biznesmenësh, për krimin e Gërdecit, për korrupsion e pasurim familjar nëpërmjet pushtetit, për vrasje protestuesish. Në historikun e tyre, “berishët” kanë bërë shumë “vepra”, por fatkeqësisht të “zeza” për shqiptarët dhe luksoze për vete. Sot, nisur prej pushimeve luksoze të sojit të “berishëve” në vilën prej sheikësh të Argitës në oazin e Lalëzit (të mohuar prej Berishës), po publikojmë dy nga këto vepra: Një universitet shtetëror stallë lopësh për shqiptarët dhe një rezidencë luksoze për veten e tyre.

 

“Berishët” ofruan universitete stalla për shqiptarët…

Kjo ndërtesë gërmadhë që shikoni në fotografi, qysh prej vitit 2006, ka funksionuar si universitet shtetëror. Është “investim” arsimor, bërë prej i ish-qeverisë “Berisha”. Edhe kjo ndërtesë universitare ka qënë pjesë e fjalimeve histerike të Sali Berishës, në vitet kur broçkulliste përpara shqiptarëve për “arsim të lartë modern” si në Angli, Gjermani, Francë, Suedi, Austri, Danimarkë, Kanada e SHBA. Është ndërtesë universitare e “epokës arsimore dixhitale”. Në këtë ndërtesë, nën përkujdesjen e ish pushtetit të “berishëve” janë “përgatitur” studentët shqiptarë! Kjo ndërtesë gërmadhë është fytyra e vërtetë e kushteve arsimore universitare që krijoji dhe la prapa pushteti i “berishëve”. Kjo karaktinë e cila nga jashtë ngjason si shtëpitë e bombarduara në Kosovë e Bosnjë gjatë kohës së sulmit serb, quhet godinë universitare e modelit arsimor “Berisha”. Kjo pamje mjedisesh universitare njason me pamje shkollash në fshatra periferikë të komunave periferike të Shqipërisë. Në atë stallë me banka e karrige ish-vatrash kulture të ish-koopertivave, kanë dhënë mësim profesor e doktorë. Këtu është bërë shkenca moderne, aty kanë mësuar ata që u është thënë se janë me kushte arsimore si në universitetet e botës moderne, kur në fakt janë më keq se mjediset e kurseve që organizon “Kryqi i Kuq” për fëmijët analfabetë në fiset e xhunglës së Afrikë. Këtë “hale publike” nga pamja e jashtme, të quajtur “universitet publik” dhe mesjetarizëm kushtesh nga brenda, me sobë zjarri me dru si në kapanonet e shartarrëve e gjeologëve në alpe në vitet ’60, shërbimi veterinar nuk do të lejonte të përdorej as si stallë gomerësh, ndërsa shërbimi shëndetësor nuk do të lejonte të përdorej as si kapanon klandestinësh tranzit sirianë. Mirëpo në kohën e “Shqipërisë dixhitale” të pushtetit të “berishëve”, ajo u përdor si “universitet”…!

 

Saraje mbretërish për vete…

Ndërsa për studentët shqiptarë, “berishët” ofruan ndërtesa e kushte mizerje në çdo cikël të arsimit, për vete ndërtuan vila moderne me kushte jetese e pushimesh luksi. Kjo vilë luksoze që shikoni në foto, me hapësirë të madhe gjelbërimi e ndërtimi, që duket si panoramë ilustruese guidash turistike është vila e njërit prej miliarderëve të familjes ish-kryeministrore të “berishëve”. Është vila “kartolinë” dhe luks e Argitës, vajzës së Sali Berishës, njeriut që ka ulëritur 24 vjet pa pushim kundër vilave të bllokistëve ku shërbente si komunist besnik dhe mbajtës oturaku. Ka folur kundër vilave të bllokistëve, ndërkohë që ato vila nuk kanë qenë për nga ndërtimi e komoditeti as sa luksi që është ndërtesa e rojeve, kuzhinerëve, lulishtarëve e pastrueseve të vilës së Argitës. Këtë rezidencë sheikësh që shikoni në foto, sipas ekspertëve vlerësues, me kosto të përafërt 2.4 milionë dollarë, babai i saj në fillim e mohoi se ekzistonte, ndërsa tani që është ulur në kolltuqet brneda saj, do të thotë e se vajza e tij “e ka ndërtuar me kursimet nga lekët e rrogës” si pedagoge dhe si këshilltare juridike tenderash, pasurisë të patundëshme, e koncesionesh gjatë 8 viteve, kur babi ishte “kryeministër i duarve të pastra”. Shikoni këtë vilë të Argitës, me sipërfaqe sa të sarajeve të bosëve të drogës kolumbiane, me mjedise e vepra arti parqesh mbretërore, me arkitekturë moderne, me ushqim e personel shërbimi kështjellash, me komoditet e luksi e siguri të lartë si në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pronë e “berishëve” që thonë se jetojnë “me djersën e ballit”. Brenda kësaj rezidence, këto ditë po pushon dhe Saliu, kubeja e familjes mafioze të berishëve, altoparlanti gojëqelbët, të zi nga shpirti e kriminal nga mendja, që në 22 vite i ka ngelur gjuha përjashta, duke llapur për luftë kundër korrupsionit.

 

Share This Article
11 Comments
  • Mos ki merak Perparim se edhe rilindesit nuk po i lene gje mangut. Ja Tahiri psh. shpenzon 170 mije euro per 10 dite pushime me jaht:
    http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=19777:tahiri-pushime-me-jaht-e-prenotoi-per-170-mije-euro-tek-agjencia-st&catid=112:lajme-kryes
    Si mendon , a jane keta me te mire se Berisha & co.?
    Rama deklaron vetem 3000 euro ne llogari kur vetem kostumet qe vesh kane kosto edhe me te larte. Heshtja e Rames perpara situates tragjike te BSH tregon se ai nuk ka asnje vullnet per te crrenjosur korrupsionin dhe nepotizmin.
    Nuk eshte e ndershme te shkruash per nje hajdut ndersa tjetri po ben kerdine duke vjedhur shtepine.
    Gazetari duhet te jete ne sherbim te qytetareve te thjeshte dhe jo ne sherbim te politikes dhe interesave te saj, sepse perndryshe e humb cdo besueshmeri.

  • E bija Fantocit,me ate shemti fizike,nuk ka operacion plastik ta rregulloje Rraca e tyre i dha ftyren e vet ketij vemdi te mallkuar nga maloket.Cfare prisnit nga keto shtaze shpellash;te rregullonin Shqiperine?Po te keni ndonje komshi jefg,ose malok ne pallat,do te shqetesoheni se thyhen shkallet,grisen tapetet,hidhen plehrat,vjen ere e qelbur dhe natyrisht kur behen te pasur si Argita,pudrosen me parfum te rende….Ptu!!!…Rrace e keqe!

  • Kush ka punuar ne ad.shteterore ne Finance e di mire se motivi te dy kraheve te politikes eshte:”Cfar do te vjedh per cdo dite”,por me firmen e financjerit i cili duhet te gjeje metoden qe eprori te mos kapet kurre nga ligji….!Po ashtu edhe te huajt te cilet per fondin qe japin,mbi 70% e duan per vete e marrin nepermjet pagave te larta te supervizorit te tyre a kurre nuk duan te bejne transparence kontroll korrekt analitik te shpenzimeve te tipit”preventiv-situacion”,apo te cilesise se objektit te realizuar qofte ky investim i cili eshte shume i rralle,sepse fondet e medhaja pafund jane perdore per projekte te tipit “mullinj te eres”mjegullnaje si psh.”si behet rakija…”apo projekte te tjera studimor”pa fund sa qe po te ishin riaktivizuar objektet prodhuese te investimeve te realizuara ne monizem e te ishin mbrojtur nga shkaterrimi nuk do kishte vend me parajse se Shqiperia,ku puna do te ishte baze e cdo te mire materjale,por motivi “shkaterro e vidh fonde vazhdon pafund.Vilat ne bregdet ku te majtet e te djathtet e politikes se ketyre 22 viteve jane bere komshij te mire,jane per zili edhe te hteteve me te pasura te botes,por qe valle nga u doli gjith ajo pasuri…apo u a la Enveri…!”Ne kasolle me nje tra,Qe nga Shkodra gjer ne Dropull,varferohet percdo dite e rron Ai qe do ti thone POPULL……!

  • JANE TE VERTETA Z. PERPARIM .POR ESHTE MJAFT E QARTE QE JU JENI TELLALL I MAFIOZEVE
    KOMUNISTE RAMA,KOQO KOKDHIMA E GJITHE RACA E TYRE E NDYRE
    NE SHQIPERI ,ose me mire ne ARNAUTSTAN VAZHDON PUSHTIMI KOMUNIST
    JU VAZHDONI TI DUARTROKISNI
    TI POPULL QE I ZOTI PER GJE TJETER S`JE
    MBAI NE KURRIZ SE MIRE I KE
    P.S. PAK DINJITET NUK DEMTON .

  • mos na ofendo ne te majtet se i kemi vilat me te mira,bile per inat te Mersiles nganjehere i rrethojme dhe me palma

  • E di qe nuk do ta shfaqni,po une do ta shkruaj .pasi me sa shikojme e degjojme mjer populli qe ju rop lekura.

    LAVDI VEPRES SE ENVER HOXHES QE PUNOI PER KETE POPULL ! Me shume duhet te brohorasin pus htetaret ,pasi me djersen e popullit e mencurine e Enverit , shkaterruan c’do gje dhe u pasuruan per vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *