SHËNIM: Foka që na tregon se Shqipëria po ndryshon!

anazapta

Auron Tare, kreu i Agjencisë së Bregdetit, e ka stamposur në bluzë fokën e rrallë të quajtur monachus monachus, e cila u pikas dhe në ujrat tona të jugut ditë më parë. Në të gjithë botën, sipas informacionit të dhënë, ekzistojnë vetëm 580 të tilla. Sipas Tares, foka në bluzën e tij, është si shenjë nderimi, siç na nderoi dhe ajo me ardhjen e saj, në pikun e sezonit. Por më shumë se vizita e fokës së rrallë të ujrave, tona dhe atyre ngado në rruzull, është vijimi i ekzistimit të saj pa u kapur nga shqiptarë e dhunuar prej tyre. Ka ndodhur jo rrallë vitet e fundit që në detrat tanë të shfaqen kafshë të rralla, ndonjë peshkaqen a delfin, por dhe ndonjë fokë, që o kanë rënë në rrjeta peshkatarësh, o janë masakruar me lopata. Pak vite më parë, një e tillë u kap në plazhin e Patokut. Dhe njerëzit që e ekzekutuan, fshatarë të zonës, pozuan mbi të me nga një shishe birre në dorë në shenjë triumfi, kush ulur në bythë e kush me një këmbë në fyt, ku kafsha e gjorë ngjante si ndonjë diversant i kapur dhe i hequr qafe nga kufitarë syshqiponjë. Pra, Foka monachus monachus, erdhi tek ne, u vërdallos ujrave të brigjeve shqiptare, u kthye sërish andej nga erdhi në rrugëtimet e saj kaltërsive detare e ndoshta dhe oqeanike, pa patur fatin e zi të ca fatkeqeve apo fatkeqëve ngjashëm me të, pak vite me parë. Jo vetëm që nuk hëngri ndonjë lopatë barke kokës, por dhe nderohet. Shqipëria po ndryshon!   / E.H.

 

Share This Article
7 Comments
  • KAFSHET FOKAT jetojne ne Detin e Veriut ne Ujera te Ftohta , POR DUKE QENE DETI DHE OQEANI ME KAQE SHUME KABLLO TE TELEFONISE ELEKRIKUT internetit DHE SHUME TE TJERA FOKAT ,DELFINE ; BALENAT DHE” ROBET ” E PESHKAQENET HUMBASIN orientimin dhe vine ne Detra te Ngrohte ,qe jane fatale per jeten etyre .; PRA MAKUETERIA E KAPITALIT KA CUAR NE CORINTIMIN E KETYRE SISOREVE QE ORIENTOHEN ME ULTRA TINGUJ DHE ATA GJENDEN SHUME HERE NE BRIGJET E KETYRE VENDEVE TE NGORDHURA !

    • O arusha o diversant o agjent po ku merrni vesh ju sllavet nga keto gjera ju shquheni per barbarizma kndrejt njerzimit. Jeni si puna cancerit.

  • Z.Auron .E di qe ti je shume i apasjonuar ndaj te fshehtave te detit shqiptare .Deti yne, qe eshte aq i pasur ,kerkon dhe syrin shqiptare per ta eksploruar.Eshte e veshtire por punen, qe niset si ju dhe me pare Xhemal Mato ,duhet ta kishtit ngrtur ne nivelet qe te mos jemi kaq te prapambetur ndaj eksplorimeve te natyres sone te mbrekullushme .
    Dua qe tju keshilloje qe ta nisni me pare duke ngritur nje ekip apo shoqate, quheni si te doni, qe te meret me kerkimet e cdo lloji ne det . Ndjek me shume interes ato cka ekspozon Ilir Mati ne guidat e tije mbare gjithe Shqiperise .Ky me pasjonin e tije ka dhene e jep nje tablo me te plote per ato cka mban ne brendesi toka Shqiptare . Sigurishte kerkohen fonde per te por pak nga pak do arrihet dicka .
    Jam shprehur dhe ne artikullin e shkruar me pare se kjo foke ose e ngjashme me te eshte ndeshur shpesh ne ujrat tona .Me aq njohuri qe kam besoje se eshte vendalesh ne ujrat tona .Bregdeti yne nga Kepi i Stillos e deri ne derdhjen e Bunes eshte nga me te pasurit e me pak i ndotur ne Mesdhe .Rajoni nga Gjiu i Vlores e deri ne derdhjen e Bunes eshte nga me te pershtacmit per te jetuar e shumuar llojet e peshqve e te kafshve detare .Zona e deltes se Vjoses e deri ne Karavasta ka patur dhe nje specje te vecante qe sot per arsye te mos kontakteve te shpeshta me bregdeti shqiptare nuk dim fatin e saje .Behet fjala per peshkun Blin .Nje nga mbrekullit e detit Adriatik .Te tilla duhet te kete por me sy mbyllur nuk konstatojme azgje nga pasurite e rralla te bregdetit tone .Fjalet e mia jo ne veshin e hajdutve.

  • As foken e shkrete nuk e kane kursyer nga mania e sloganeve politike.
    Sikur nuk ia degjuam zerin Auron Tares kur u vune skelat ne amfiteatrin e Apollonise apo ai moment nuk perbente nje faqe te lavdishme te rilindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *