REDAKSIONAL
Mund të jesh kamikaz politik edhe pa qenë Kamistraz(imir). Dy tipologji të tilla, të ndryshme po aq sa të ngjashme, i gjejmë në personazhet e Arben Ristanit dhe Eduard Halimit, deputetë dhe juristë të PD-së, i pari edhe pak ish gjykatës, ndërsa i dyti me preferenca pak policore. Pra, mund ta bësh fytyrën rrogoz dhe të bëhesh fli për partinë edhe pa provokuar sherre fizike. Mjafton të dalësh ditë e natë para kamerave për të lexuar deklarata kokulur duke u kujdesur se mos e lexon gabim, por pa u merakosur fare nëse duhma e alkoolit mban në distancë sigurie kameramanët dhe gazetarët e ftuar në shfaqje.
Këto kohë, Ristani dhe Halimi po konkurrojnë ashpër në lexim robotik deklaratash e qëndrimesh, me vashat e selisë blu, madje duke i mposhtur mediatikisht. Këto të fundit, mbase e pësuan ngaqë ishin të zëna në garën e fortë me njëra-tjetrën për të dhënë intervista se cila është tronditur, shokuar, i ka hyrë gjuha brenda, është llahtarisur, i ka lëvizur fëmija në bark, kur dha dorëheqjen udhëheqësi legjendar i PD-së. Padyshim që tani, shumë e shumë muaj më pas, vajzat i tregojnë këto ndodhi dramatike me njëfarë lehtësie dhe çlirimi, sepse me siguri e kanë kuptuar edhe ato, që Berisha nuk ka ikur kurrë.
Megjithatë, le të përqëndrohemi tek fenomeni opozitar i verës, Halimi-Ristani, si personifikim tipik i garës së jeniçerëve për të zënë një vend sa më pranë vezirit të ri që ka caktuar sulltani në hije i selisë blu. Në kohë ndryshimesh si këto brenda PD-së, disa pashallarë bien nga froni, vuajnë mospëlqimin e shefit të ri dhe patjetër, vendimin e ustait të madh që disa gurë shahu të ndryshojnë vende në katrorët pranë beniaminit të tij politik. Por ashtu si çdo vakum që për forcë të ligjeve të natyrës, pra edhe të shoqërisë, tenton të mbushet, ashtu dhe çerrat e rinj, pra jeniçerët Coli dhe Loli, nxitojnë të bien sa më shumë në sy të kryetarit të telekomanduar të PD-së, si të rekomanduar të Berishës dhe të shpërblyer nga ky i fundit për shërbimet e çmuara që kanë bërë. Pavarësisht nëse shërbimi ka qenë shitja zgjedhore e një kryeqyteti, apo drejtimi i një komisioni qesharak hetimor parlamentar për veshin e djalit të një ambasadori, pa folur pastaj për “hetimin” e ndyrë kuvendor ndaj një kryeprokuroreje që pati idenë e çmendur të tentojë të bëjë detyrën e vet.
Këta (por edhe të tjerë të ngjashëm), mesa duke janë fytyra e re e një partie historike që po ndryshon brezin e lidershipit. Halimi dhe Ristani, janë simbolika e stanit të ri që ka përzgjedhur kreu i opozitës aktuale, janë ndër përfaqësuesit më të spikatur të ekipit të ngushtë që po krijon Lulzim Basha. Me të cilët nesër do dalë në elektorat të kërkojë vota për të qeverisur Shqipërinë. Është e dhimbshme të mendosh se partia që prodhoi produkte si presidenti aktual dhe ja ka “ngecur” sot vendit, i vetmi hap cilësor që arrin të kryejë pas një procesi “të vrullshëm e dinamik ristrukturimi e reformimi”, të detyrueshëm pasi ka humbur thellë zgjedhjet parlamentare, është distanca nga Nishani tek Ristani.
Profili i Arben Ristanit, një sinonim për Degradimin
(Si nisi karriera e juristit dhe si përfundoi nën hyqmin e Berishës)
Arben Ristanit ndodh që del edhe i dehur në foltoren e parlamentit kur kërcet ndonjë akuzë për mazhorancën. Shpesh dhe ja përmendin këtë dobësinë pijedashëse. Por në thelb profili i Ristanit, trajektorja e tij në karrierë dhe jetën publike në Shqipëri, përfaqëson ndoshta një nga shembujt më domethënës të një procesi që të çon pa kushte në degradim. Ai është një prej përfaqësuesit më në zë një brezi studentësh që mbaruan fakultetin Juridik në kapërcyellin e ndërrimit të sistemeve dhe falë edhe këtij fakti, patën fat në karrierën e tyre të mëpasshme. Gjyqtarët e vjetër komunistë u përfshinë në vitin 1992, – vit kur Ristani dhe një grup i madh kolegësh të tij mbaruan universitetin, – në një valë shkarkimesh nga detyra. Vakuumi i krijuar nisi të mbushej me studentë që sapo kishin mbaruar fakultetin dhe një vit më pas, edhe me juristët e “përshpejtuar” të dalë në seri nga serra e shkollës së Plepave, në Durrës. Me firmën e ish-presidentit Berisha, Ristani emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jashtëm në universitetin që sapo kishte mbaruar, kjo ishte një karrierë për t´u pasur zili, por normale për atë kohë. Por nuk do të vononte dhe ai do të vihej në shënjestër të ish-Presidentit Berisha. Në vjeshtën e vitit 1993, Aleksandër Frangaj, atëherë kryeredaktor kurajoz i “Koha Jonë”, detyrohet të kalojë në arrest shtëpie në Lezhë, në pritje të gjykimit të tij penal: akuza, kishte nxjerrë sekretin shtetëror për kalimin e një autokolone me tanke drejt veriut të Shqipërisë. Frangaj do të gjykohej në Lezhë, ku kishte shkuar për ta gjykuar si i komanduar pikërisht gjyqtari i ri Ristani. Frangaj fiton pafajësinë e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton mërinë e ish-presidentit Berisha. Që për një përkitje të rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin në apartamentin e tij të vjetër në Brakë. Ky ishte dhe momenti që e ndau njeriun më të fuqishëm të vendit, me juristin që dukej se kishte një të ardhme të garantuar. Një ndarje që në fakt do të vazhdonte gjatë, me vite dhe do të kalonte dhe mes problemesh shumë më të rënda se kaq. Sepse ky do të ishte vetëm fillimi. Më pas Ristani, u shënjestrua nga SHIK-u i Gazidedes, atë e implikuan nëpërmjet disa fakteve të montuara në një histori kontrabande, e arrestuan dhe më pas e dënuan me një vit burg, që më pas u shndërrua në dy vite lirim me kusht. Arben Ristani ishte kthyer në një ndër njerëzit e identifikuar publikisht si i persekutuar i “Berishës së parë”. Pas vitit 1997, ai nisi një karrierë në avokati, pushteti i së majtës i krijoi lehtësi, miku i tij Frangaj, asokohe shumë influent pranë së majtës, nuk e harroi dhe e përkrahte. Më pas me zgjedhjen e Alfred Moisiut President Republike ai shkoi pranë tij si këshilltar juridik. Deri kur në vitin 2004 si pasojë e luftës Nano-Moisiu, për Ristanin nis denigrimi mediatik dhe dalin në pah disa fakte të panjohura për të. Kjo bëri që Moisiu t’i kërkonte dorëheqjen atij. Në vitin 2006, Ristani e gjeti Më 31 korrik 2006, Ristani ishte një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar i KQZ-së. Si anëtar i KQZ-së, ai punon me një tjetër ish-gjyqtar dhe mik të vjetër të tij, Çlirim Gjata dhe kalon provën e zjarrit me zgjedhjet lokale të shkurtit 2007. Bie pak në sy, por nuk dihet se pse, një vit më pas, në vjeshtën e 2008-s, largohet nga KQZ-ja dhe emërohet nga presidenti Bamir Topi si drejtor i shkollës së magjistraturës. Vetëm për katër muaj, sepse tashmë arrin sërish në majë: Emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha për kryetar të KQZ-së. Në shkurt 2009, ai votohet nga Kuvendi si arbitër i zgjedhjeve. Katapultimi në krye të KQZ-së, u bë me aprovimin e Berishës; ish autokrati i dikurshëm ishte shndërruar në ortakun e ditëve moderne. Ristani me zgjedhjen në krye të KQZ-së kaloi në ekstremin tjetër, dukej sikur askush tjetër nuk dinte t’i shërbente Berishës me aq zell, aq verbërisht, aq pacipësisht sa ai. Kulmi arriti në zgjedhjet lokale të vitit 2011 me mandatin e Tiranës, kur Ristani urdhëroi aplikimin e një procedure rinumërimi që ishte pak të thuash arbitrare. Por “i kishte dhënë besën Berishës” dhe e vazhdoi lojën deri në fund. Më pas kur i përfundoi dhe mandati si kryetar i KQZ-së, në vitin 2013, Ristani kaloi zv.ministër i Brendshëm, u zgjodh deputet i PD-së dhe sot përfaqëson një nga “laringjet flakëhedhës” në tribunën e Kuvendit dhe në foltoren e Partisë Demokratike. Arben Ristani është ndoshta treguesi dhe indikatori më i mirë se sa më shumë të degradosh, sa më shumë të përkulesh dhe të shpërfytyrohesh, aq më shumë mund të mbështetesh nga Berisha dhe të ecësh përpara në PD. Është si një kambanë që sa herë e shohim, sa herë flet, na kujton se Partia Demokratike ka seriozisht vetëm një kauzë: DEGRADIMIN.
***
Profili i Eduard Halimit si ‘fytyra’ e ardhshme e PD-së
Një nga personazhet që na serviret si më seriozi në PD-në aktuale, është ai i ish-ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi. Për këtë na bind fakti se Halimi është thuajse i përditshëm në ekrane ku flet me kompetencë në emër të partisë së tij, akuzon e nuk lë gjë pa thënë për maxhorancën në pushtet me një seriozitet maksimal. Por duket se profili i tij si politikan është jo fort i besueshëm edhe brenda partisë së tij, të cilët e dinë shumë mirë se nga i buron ky pushtet dhe energji Halimit. Kurse për kundërshtarët e tij politik dhe në opinionin e gjerë ai njihet si një personazh grotesk. Në kohën kur ai u bë ministër i Drejtësisë, duke ditur se si ai kishte mbaruar shkollën, u rikujtua Fan Noli dhe vargjet u përshtatën kështu: “Ti, Halim, që s’di këndim/ Merr e drejto drejtësinë!”.
Jetëshkrimi
Eduard Halimi ka lindur në Korçë në 8 dhjetor 1972. Në CV-në e tij të bën përshtypje fakti se pasi është diplomuar për drejtësi nëvitin 1995, në vitin 1997 ka kryer edhe Akademinë e Policisë dhe mban titullin “Magjistrat”, prej vitit 2000. Ka ushtruar profesionin e avokatit deri në vitin 2005 dhe është zgjedhur si ekspert i komisioneve hetimore parlamentare, prej vitit 2002 e në vijim. Në tetor të vitit 2005 është emëruar Zëvendësministër i Drejtësisë, duke e ushtruar detyrën deri në emërimin Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, në vitin 2008. Në vitin 2007 është zgjedhur Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për qarkun Durrës në Kuvendin e Shqipërisë dhe ushtroi edhe funksionin e Sekretarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Nga shtatori i vitit 2009 deri në shtator 2013 ka qenë ministër i Drejtësisë, duke pasuar në atë post Enkelejd Alibeajn. Brenda partisë së tij ka shumë hamendje dhe dyshime për ngjitjen e beftë të Halimit por më e besueshme është një lidhje e ngushtë që ai ka me Shkëlzen Berishën, djalin e Sali Berishës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u rizgjodh Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë.
Halimi si zëdhënës i PD-së
Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar, Halimi është një nga 2-3 deputetët më aktivë të partisë së tij. Kudo është Halimi, në parlament, në komisione, në Facebook, në televizione dhe në selinë blu. Ai është shfaqur si asi kompetent i PD-së, ekspert i mbaruar i saj. Ai flet për shkeljet ligjore dhe kushtetuese që po bën, sipas tij, maxhoranca aktuale, reagon për mandatet e deputetëve dhe për vendimet e Strasburgut, reagon për arrestimin e Florenc Hoxhës, reagon për krimin në familje dhe për vetëvrasjet, për aksidentet dhe përplasjet, për vjedhjet, për Kodin penal e atë zgjedhor, për reformën në drejtësi. Pra për gjithçka që dikush duhet të flasë në PD del e flet Halimi. Ka filluar të trashë edhe zërin dhe të bëjë gjestet e Berishës. Ai shihet si një figurë qendrore e partisë dhe një nga të përzgjedhurit e Berishës dhe të Bashës për të patur të ardhme të sigurt në selinë blu.
Incidentet
Ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi është përzënë më 4 dhjetor 2013 nga familjarët e adoleshentit Adriatik Tota i cili u vra atë paradite nga shoku i shkollës në Shkozet. Deputeti demokrat kishte shkuar për të ngushëlluar familjarët, por duke qenë se kjo ngjarje ishte politizuar nga demokratët, familjarët e përzunë Halimin. “A mbarove punë? Ec atje, shko…,” i është drejtuar një prej familjarëve të viktimës deputetit Halimi.
***
Akuzat e djeshme të Halimit dhe Ristanit për CEZ dhe rendin
Opozita akuzoi qeverinë se përveç dhurimit të 95 milionë eurove, marrëveshja me CEZ-in çoi në amnistinë e të gjithë akuzave të ngritura ndaj drejtuesve dhe nëpunësve të CEZ-it për vjedhjen që kishin bërë ndaj qytetarëve shqiptarë me faturimet abuzive. “Deri më tani u kemi faktuar shqiptarëve se marrëveshja e qeverisë Rama me kompaninë CEZ as. është firmosur në mungesë të plotë të transparencës, si dhe ne kundërshim të plotë me ligjin dhe interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot duam të bëjmë me dije se përveç skandalit financiar dhe politik, me anë të kësaj marrëveshjeje, i është dhënë amnistia e plotë të gjithë punonjësve të CEZ, nga pozicioni më i lartë deri tek më i ulëti, për abuzimet e shpërdorimet e rënda me detyrën. Marrëveshja është një amnisti mbi evazionin fiskal të dëshmuar tashmë, mbi mashtrimet me bilancin e kompanisë dhe bërjen e pagesave të paligjshme. Partia Demokratike i bën të ditur sot opinionit publikut, se nuk ka për të pasur falje për askënd që ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën, dhe që i ka kushtuar familjeve dhe ekonomisë së vendit me dëm me keqadministrimin që i është bërë CEZ. Ne do të ndjekim çdo hap ligjor që të bëhet drejtësi për marrëveshjen skandaloze të qeverisë me CEZ që është vjedhja e shekullit”, tha Halimi. Në një tjetër reagim publik, opozita akuzoi qeverinë për rritjen e shkallës së kriminalitetit, si pasojë e shkatërrimit të Policisë së Shtetit. “Për 24 orë, vrasje në Vlorë, vrasje dhe plagosje në Tropojë, atentat në Shkodër. Viktima nga aksidentet. Kryeministri që shkatërroi policinë e shtetit, me ministrin e tij të paaftë, nuk dihet se ku ngrohen në diell. Kanë lënë vendin në kaos, pasiguria në kulmin e vet, dhe Edi Rama e Saimiri i tij krekosen për sukseset që ndodhin vetëm në kokën e tyre”, tha deputeti demokrat, Arben Ristani.

Shkrimi eshte i perkryer, por do te pershkruaj foton shpqeruese, ku duket vajza e biresuar e Bishes shoqja Lulezime dhe nga pas dy kone, njeri pijanec ordiner qe pi raki plepi me pace etj, etj… dhe Halimi qe nuk i punojne kandelet e ben perr pret, na cau …
Nuk e di pse kjo foto më çon ndërmend ilustrimet e librit ‘Ushtari i mirë Shvejk, Thua nga ngjashmëria e karaktereve?
Dilni ,shihni, mor amani !
Sot na doli,ky Ristani !
Dje , na doli ,Vella Halimi,
prape nisi nga kendimi !
Qe te dy vijne verdalle,
Psallin dhe krekosen,
jane si luga ne dhalle,
vetem sa menderosen !
Keshtu i do xha Saliu ,
Keshtu i do mushka drute !
C’te beje Ristan Ziu ,
Kur i jane thartua trute!!!
Kur i jane thartuar trute !
Kushdo mund te krenohej me cv e Ristanit prandaj sulmet tuaja jane qesharake dhe politike
More per keta te dy e di edhe bufi sec malukater jane,por sot ne gazete prisnim ndonje analize ose editorjal per ate fillozofin tjeter te krahut te majte, “arqomarksistin Spartak Braho” Ky eshte personifikimi i poshtersise. A e pate dje ne konference shtypi se si e kishte futur koken ne bythe si struci Afrikan kur shikon ndonje gje qe leviz dhe ai fut koken ne bythe se i duket sikur fshihet Me interesantja eshte se NEVS 24 e thote me te madhe qe “Depudeti Spartak Braho,kryetar i komisjonit te sigurise ne kuvend” Te vjen te vjellesh kur shikon ate te flasi apo te jape kshilla, apo kur jep kshilla juridike.Imitojne njeri tjerin me Ilirin,jane bere me te qete,flasin avash-avashthua Ti qe keta jane te mencur!? Bile die tha se duhet te heqin dore nga banka rojet,se fullani e ka vete ne dore.d.m.th. qe rrini mos hani mut me Fullanin!!! Me keta si do te behet pra me Ristanet e Halimet??? Ata as i shikon dhe i degjon njeri dhe as u nxihet bytha per Ta.Ne te semes do te vene megjithata qe i prune atje,por Spartaket qe vajten 70 vjet si do tu humbase fara pa u djegur edhe vendi ku kane shkelur???????????????????????????????????
hahahahahahahhahah o sa u kenaqa ……..ca treshe ……….ideale kur je i merzitur ……
Eshte per te ardhur keq – djem te rinj – perdoren si karrema – ofiqet shkojne e vine po bemat e ketyre zagarve ”trima ” mbeten e ruhen ne kujtese te njerzve qe po stresohen pikerisht nga qe nuk mbyllin goje te pakten….
Tani i takon dyshes Balla-Brace, apo shume te tjereve nga stani i PS-se qe eshte kthyer ne filial te cunave kinga te “Mjaft”-it.