Kakavijë, gushti sjell fluks dhe radhë të gjata në doganë

anazapta

Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën Kufitare Kakavijë, kanë hyrë 6758 persona dhe 1680 mjete. Policia e Gjirokastrës njoftoi se përveç hyrjes së emigrantëve dhe turistëve, në vendin tonë është regjistruar dhe një numër i lartë personash dhe mjetesh që i janë drejtuar Greqisë. Sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 3967 vetë si dhe 962 mjete që kanë dalë nga vendi ynë. Gjithsesi ka pasur edhe radhë të gjata në doganë. Ndërsa pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje për të përballuar me sukses radhën e krijuar se rrjedhojë e sezonit veror.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *