Tafaj denoncon “heshtjen e Ramës” (mos ka ngatërruar deklaratën?)

anazapta

PD ka lëshuar sot deklaratën e radhës ndaj incidentit të disa javëve më parë në Kuvend, në të cilin u përfshi deputeti Gent Strazimiri. Në emër të selisë blu, deklarata e sotme u bë nga deputeti Myqerem Tafaj.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka dështuar në përpjekjen për t’i mbyllur gojën Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj. “Ne do të vazhdojmë çdo ditë të denoncojmë aleancën kriminale me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet dhe me të cilën po kap çdo ditë, çdo zyrë, çdo institucion”, ka përfunduar Tafaj.

Deklarata për atë që PD e cilëson “heshtja e kryeministrit Rama” është e përditshme nga selia blu. Përveç saj, ditët e fundit deputetët demokratë kanë denoncuar mbylljen e disa universiteteve private, veprim që sipas tyre është kryer në mungesë të transparencës dhe mbi kritere selektive.

Në fakt, dalja e deputetit Tafaj në deklaratë për mediat, i bëri të gjithë të mendojnë se si ish-ministër i Arsimit, gjatë kohës kur lulëzuan një pjesë e universiteteve që u mbyllën ditët e fundit, do të denonconte pikërisht këtë fakt.

Por Tafaj kishte marrë përsipër të lexonte deklaratën e 33 të PD-së për incidentin që i çoi drejt bojkotit të seancave të fundit parlamentare të sesionit që u mbyll muajin e shkuar.

Deklarata për reformën në arsimin e lartë u bë pak orë më vonë nga deputeti Luçiano Boçi.

Share This Article
10 Comments
  • Ky del kot e ben deklarata.Aq i dobet sa eshte e hedh nokaut me nje pellembe dhe Erioni.
    Ah more Sali qe na i lodhe keta azgane .

    • Saliu i quente nxenesit, studentet , mesuesit dhe pedagoget KAFSHE, sa qe u vuni si Ministe te Arsimit kete derdimenin qe ka qene doktor kafshesh

  • Ne kohen e ketij dhe atij para ketij si minister te arsimit jane hapur me dhjetra shkolla dhe universitete private te cilat vazhdojne punen pa ju dridhur qerpiku per te arsimuar shqiptaret te cdo moshe brenda dhe jashte atdheut, bile edhe te huajve qe e ndjejne vehten shqiptare. Sidomos ne kohen e ketij u hapen shkollat e mesme me kohe te pjeseshme( part time) qe e “zhvillojne mesimin” tre ditet e fundit te javes. Dhe keto shkolla kane qindra maturante qe nk e kane pare asnje here deren e shkolles. Sivjet ne disa shkolla te tilla ne provimet e matures rezultati ishte i njejte per te gjithe maturantet . te gjithe mbetes. Kjo tregon se si ne rastin kur pushon zemra se keto shkolla kane mbaruar. Gjithashtu ne kohen e ketij dhe atij para ketij u filluan shume projkte qindramijera dollareshe qe rezultojne sot nje hic. Mund te hetoni per databazen kombetare te mesuesve per te cilen megjithese u punua me vite askush nuk ka akses ne te dhe askush nuk te jep pergjigje ne ministri. Ku shkuan parate?

  • PSE MEDIA JONE KOMBETARE ESHTE VENE NE SHERBIM SERVIL TE PUSHTETIT MAFIOZ DHE NUK FLET DHE INVESTIGON VJEDHJEN MAKABER TE BANKES SE SHTETIT NGA GUVERANTORI KUSAR FULLANI?

    Me perjashtim te disa gazetave te vecuara si gazeta TEMA dhe tek-tuk ndonje tjeter, media shqyptare hesht si PESHK bashke me kryeministrin famoz Edi Rama qe erdhi ne pushtet me premtimin per ndeshkimin e korrupsionit me votat plebishitare te shume shqyptareve. Gazeta me investigative DITA fshiu nga faqet e saj cdo lajme me kete vjedhje makaber, ndersa shume gazeta te tjera kane dale ne mbrojtje te guverantorit Kusar Fullani duke bere nje avokati qesharake si ajo e Spartak Brahos, Sali Berishes apo e Ilir Metes, te gjithe ne unison te papare ideollogjik.

    PSE KESHTU?

  • Leer kete punen e rahjeve te zakonshme te strazimirit Por thuaj ndonje fjale per are simian dijen te ardhmen e vendit deri ku eshte pergjegjsia Juaj

  • Ndoshta do te ishte me mire te fliste se sa perfitonte prej universiteteve private duke shkatruar te ardhmen e kombit

  • Universitetet qe hapi ky ministri neper anekse, garazhde e kate pallatesh me kontribut vullnetar jane sabotimi dhe shenja me e qarte e korrupsionit te regjimit te kaluar. Ky duhet ti jepet drejtesise per shkaterrim te te ardhmes se rinise shqiptare nepermjet mashtrimit ne permasa te medha dhe te denohet ne menyre te merituar. Nuk kuptoj pse media jone u jep vend ketyre mamutheve te korrupcionit. Mjaft me! Po qe se nuk kemi drejtesi, le te mendojme se kemi vullnet per te bere drejtesi, nepermjet presioniit qytetar!

  • -Mendimi im eshte ,se eshte e dyta here qe eshte prononcuar gabim{per rruge dhe sot}..,nuk duhet me pergatitjen …qe mendojme se ka te vetshvleresohet,por zgjedhja i takon atii.-..duket se ju la drejtesise ceshtja..po te fliste per arsimin..do ta degjonim.
    mos i ngaterro çeshtjet,mos flit,kur s’ke pse..mos e ul veten se politika shkon e vjen

  • Ky pseudo profesor, qe ne 97 iku te punoje kasap ne Gjermani, shkaterroi universitetet dhe gjithe arsimin shqiptar (natyrisht nen urdherat e Sales). Tani bertet se qeveria po mundohet te rimekembe ate arsim qe Tafaj e shkaterroi. Gjanem, keta te kupoles se PD-se, te gjithe nje turi kaneë dine vetem te shkaterrojne. Turp per ata qe e mbajne veten per intelektuale, se per palo…. dihet se cfar perfaqesojne.

  • Per ju lolot e Saliut me te vertet Rama po hesht e po duron shume.Votat populli ja dha Rames per te mos heshtur ndaj ju derrave te partise Saliniane por tju coje para drejtesise per te shlyer mekatet qe i bete ketij kombi.Mbylleni gojen te pa fytyre se nuk beni dot opozite ju kriminele e hajdute injorante.Mos haroni thenien e Rames:”Prisni se skini pare gje akoma”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *